Prej sot e deri më 15 nëntor do të zgjatë aplikimi për bursa studentore për vitin akademik 2025/2026.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se studentët mund të aplikojnë në konkurs për katër kategori të bursave.
Për herë të parë Ministria shpalli edhe Konkurs për ndarjen e 15 bursave për studentë të rregullt të regjistruar në vitin e parë të programeve studimore për gjihë maqedonase për vitin 2025/2026, për të cilin paraqitja është gjithashtu prej 1 deri më 15 nëntor.
Këto bursa ndahen në bazë të dispozitës së Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe janë me qëllim që t’i stimulojnë nxënësit e viteve të katërta të arsimit të mesëm të regjistrohen në programe studimore për gjuhë maqedonase.
Në konkursin e shpallur janë cekur kushtet dhe dokumentet e nevojshme për këtë bursë për të cilën shuma mujore do të jetë 6.050 denarë dhe shfrytëzuesit do ta marrin nëntë muaj gjatë vitit studimor.
Lista e kandidatëve të cilëve u ndahet bursa do të shpallet në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (www.mon.gov.mk)










