Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Fillojnë punimet për Korridorin 8 dhe 10d

22/04/2023
Fillojnë punimet për Korridorin 8 dhe 10d
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VMRO-DPMNE nuk heq dorë: Do të përgjigjeni për këtë turp historik

Ministria e transportit dhe lidhjeve informoi opinionin se prej sot kanë filluar punimet për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

“Sipas marrëveshjes, nga sot fillojnë përgatitjet, xhirimi i terrenit, përgatitja e projekteve urbane, projektet themelore me qëllim që të fillohet me procedurat për eksproprijim dhe projektim. Paralelisht me këtë fillohet edhe me mobilizimin e personelit për punë, përgatitjen e lokacioneve për vendosjen e kampeve për operativën për ndërtim, analizë të trasesë dhe dislokimin e mundshëm të instalimeve mbi dhe nëntokësore”, thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Edhe pse marrëveshja është nënshkruar dhe punimet po fillojnë, VMRO DPMNE nuk heq dorë nga kritikat publike dhe kërkimin e përgjigjeve rreth projektit. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, e ka quajtur projekt turpi, si kundërpërgjigje për shumicën qeverisëse, të cilët këtë projekt e quajtën historik. Sot ai hapi front edhe me Bechtel&Enkën. Pyeti publikisht se përse ky projekt nuk i është dhënë kompanive vendase.

“Përse kanë nënshkruar marrëveshje ku kërkohet vazhdimi i javës punuese nga 40 në 60 orë pune edhe pse është në kundërshtim me Kushtetutën? Me vetëdije kanë pranuar që të paguajmë penale në miliona euro, para të këtij populli… Përse kanë pranuar që ndërtimet ilegale të eksproprijohen me çmim të njëjtë si objektet legale? Dhe me shumë “pse” në periudhën e ardhshëm do ta njoftojmë opinionin”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Mickoski kërkoi përgjigje se përse në marrëveshje shkruan se nga vendi do të angazhohen vetëm 30% të punëtorëve? Duke parashtruar këto pyetje publikisht, Mickoski u thirr në informacione që i ka siguruar nënkryetari i partisë dhe i cili publikisht publikoi disa dokumente për të cilat ai thotë se janë pjesë e marrëveshjes.

E për LSDM-në, Nikollovski është person i apostrofuar edhe nga ambasadat si funksionarë që shpërndanë lajme të rrejshme.

“Dua që tua rikujtoj se Aleksandar Nikollovski është nënvizuar si burim i lajmeve të rrejshme nga ambasadat dhe është i demantuar nga të njëjtat dhe nga institucione ndërkombëtare… Në nenin 11 alinea 3, gjegjësisht në pjesën ku rregullohet angazhimi i punëtorëve nga vendi dhe jashtë, qartë qëndron se partneri strategjik është i obliguar që të shfrytëzojë së paku 51% nga resurset lokale”, tha Bogdanka Kuzevska, zëdhënëse e LSDM-së.

Ndërtimi i korridorit 8 dhe 10D konsiderohet si projekti më i madh infrastrukturor në vend qysh prej pavarësimit të shtetit. Projekti kap vlerën e 1.3 miliarad eurove kurse nga buxheti për këtë vit janë ndarë 243 milion euro. Mes traseve më të rëndësishme të këtij projekti janë edhe rrugët Tetovë – Gostivar, dhe Trebenishtë – Strugë – Qafëthanë, rrugë që do ta përshpejtojnë lëvizjen e qytetarëve të asaj ana si dhe do e lehtësojnë dhe shpejtojnë lidhjen me Shqipërinë.

Previous Post

Mickoski: Ndryshimet kushtetuese, temë e mbyllur

Next Post

Sa zgjat martesa mesatare në pjesë të ndryshme të botës?

Related Posts

Aktuale

Raportohet se Trumpi po përgatitet ta njohë shtetin palestinez

10/05/2025
Maqedoni

Taravari: Më mirë të dalim në opozitë!

10/05/2025
Maqedoni

Muhedin Brava do të jetë Shef i shtabit zgjedhor i ASH-së për Çair

10/05/2025
Maqedoni

Transformimi i zyrave të Librave Amë, Fazliu: Premtimi po bëhet realitet (FOTO)

10/05/2025
Aktuale

Edhe pak orë Shqipëria voton! Kreu i KQZ mesazh votuesve, komisionerëve, partive dhe medias

10/05/2025
Maqedoni

Vullnet dhe Zamira Dauti i bashkohen VLEN-it!?

10/05/2025
Next Post
Sa zgjat martesa mesatare në pjesë të ndryshme të botës?

Sa zgjat martesa mesatare në pjesë të ndryshme të botës?

Raportohet se Trumpi po përgatitet ta njohë shtetin palestinez

10/05/2025

Taravari: Më mirë të dalim në opozitë!

10/05/2025

Muhedin Brava do të jetë Shef i shtabit zgjedhor i ASH-së për Çair

10/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk