Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Filloi gjykimi për rastin e Muhamed Zeqirit, Bytyqi dhe Boçvarski, dëshmitarë të mbrojtjes

27/04/2023
Filloi gjykimi për rastin e Muhamed Zeqirit, Bytyqi dhe Boçvarski, dëshmitarë të mbrojtjes
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën Penale të Shkupit, nisi seanca gjyqësore për rastin e ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, i cili akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi, ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe ish-drejtori i Postës ishin dëshmitarë të sotëm të mbrojtjes. Në seancën paraprake, gjykimi nisi nga fillimi, pasi kanë kaluar 90 ditë prej seancës së fundit kur është mbajtur. Prokuroria e akuzon Zeqirin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të rënë dakord paraprakisht.

Ai po ndiqet penalisht për lidhjen e dy kontratave private për shërbime konsulente – njëra për përcaktimin e modelit për ristrukturimin e Sh.A. “Posta” dhe kontrata e dytë për shërbime konsulente për mbështetjen e procesit për privatizimin e mundshëm të “Hekurudhave”.

Prokurorja Katerina Kolareviq konsideron se në procesin gjyqësor do të mund të dëshmojë se ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë ka keqpërdorur pozitën dhe kompetencat e tij zyrtare dhe është e bindur se është dashur të shpallë tenderë, ndërsa Zeqiri tha se nuk ndihet fajtor dhe beson se nuk ka bërë shkelje të Ligjit për furnizime publike. Zeqirit më 9 prill të vitit të kaluar i ishte caktuar masa e paraburgimit, e cila në qershor të këtij viti për shkaqe shëndetësore iu zëvendësua me arrest shtëpiak.

Previous Post

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, 2 shqiptarë në garë për mandatin e deputetit

Next Post

Po lëvizte me shpejtësi 215 km/h, politikani spanjoll nuk i shpëton gjobës

Related Posts

Maqedoni

Tronditet Shkupi! 24-vjeçari akuzohet për abuzim me vajzën 5-vjeçare, shkon në paraburgim!

05/09/2025
Maqedoni

Kolonë e gjatë me kamionë, ridrejtohet transporti i mallrave në Bllacë

05/09/2025
Maqedoni

Afera e përgjimeve, LSDM: Mickoski frikësohet të hapet afera “Fushat e Dellçevës”

05/09/2025
Maqedoni

Aliu: Inteligjenca artificiale ka potencial të madh për përparimin e shëndetësisë

05/09/2025
Maqedoni

Gashi: Kjo tokë duhet të jetë atdheu i të gjithëve, pa ndarje e përjashtime

05/09/2025
Aktuale

Murtezani: Reformat janë çelësi për integrimin evropian të vendit

05/09/2025
Next Post
Po lëvizte me shpejtësi 215 km/h, politikani spanjoll nuk i shpëton gjobës

Po lëvizte me shpejtësi 215 km/h, politikani spanjoll nuk i shpëton gjobës

“Një familje vërtet e sëmurë …”, Arbenita nuk ndalet, publikon bisedën me motrën biologjike të Feros

05/09/2025

Tronditet Shkupi! 24-vjeçari akuzohet për abuzim me vajzën 5-vjeçare, shkon në paraburgim!

05/09/2025

Kolonë e gjatë me kamionë, ridrejtohet transporti i mallrave në Bllacë

05/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk