Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fillkov: Vazhdojmë me reformat në gjyqësorin, që nesër nisin debatet publike të ekspertëve për Këshillin Gjyqësor

14/11/2024
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, duke iu referuar raportit të Komisionit Evropian për progresin e vendit tonë në fushën e drejtësisë, tha se ai jep një pamje reale të arritjeve dhe gjendjeve, por i njëjti paraqet edhe nxitje për zbatimin e reformave të nevojshme. Sipas Fillkovit, reformat në gjyqësor po zhvillohen në përputhje me Strategjinë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin për periudhën 2024-2028 me Planin e saj të Veprimit dhe në periudhën e ardhshme prioritet kyç do të jetë rikonstituimi i Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Sektoriale të Zhvillimit për Gjyqësorin.

“Jemi përpara një prej reformave më domethënëse nga e cila do të varet progresi ynë në rrugën drejt Bashkimit Evropian – Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë. Që nesër nisin debatet publike të ekspertëve për projekt-amandamentet dhe plotësimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të përgatitur nga grupi punues i formuar nga Ministria e Drejtësisë. Ky do të jetë vetëm një nga disa ngjarje për konsultim me opinionin profesionist që Ministria e Drejtësisë planifikon të organizojë për të siguruar një proces transparent dhe gjithëpërfshirës që do të kontribuojë në avancimin e kuadrit ligjor që rregullon funksionimin e Këshillit Gjyqësor. Konkluzionet dhe rekomandimet nga tryeza e rrumbullakët do të jenë bazë për përmirësimin e mëtutjeshëm të tekstit të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Këto diskutime nuk do të jenë sipërfaqësore. Ato do të jenë gjithëpërfshirëse, do të përfshijnë të gjithë faktorët përkatës dhe do të synojnë të krijojnë zgjidhje që do të garantojnë pavarësinë e këtyre institucioneve. Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria Publike duhet të jenë të liruara nga çdo lloj ndërhyrje politike, duke funksionuar vetëm në shërbim të drejtësisë. Këto organe do të reformohen për të punuar me integritet më të madh, me fokus profesionalizmin dhe respektimin e rreptë të shtetit të së drejtës”, tha ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në platformën e debatit: 100% të përkushtuar për ty me temën: “Fokus në drejtësinë, sigurinë dhe mbrojtjen”.

Ministri Fillkov foli edhe për situatën që hasi në Ministrinë e Drejtësisë, buxhetin bosh, irracionalitetin dhe rrënimin e plotë të institucionit.

“Duhej të reagonim menjëherë dhe të ndërmerrnim veprime konkrete. Reformimi i një sistemi kompleks siç është gjyqësori kërkon këmbëngulje, guxim dhe mbështetje nga të gjithë sektorët e shoqërisë. Ne jemi gati ta bëjmë këtë. Në këto 100 ditë, kemi vërtetuar se ndryshimi jo vetëm që është i mundur, por tashmë është duke u zhvilluar. Ne pezulluam vendimin e qeverisë së mëparshme për dhjetëfishimin e tarifës noteriale. Si rezultat i takimeve me disa organizata sindikale iu qasëm hartimit të Ligjit të ri për Shërbimin Gjyqësor. Iu qasëm përfundimit të procesit dhjetëvjeçar të kodifikimit të legjislacionit civil. Mbajtëm debate publike për Ligjin e Procedurës Penale për të modernizuar dhe përmirësuar më tej proceset tona ligjore, pas së cilës do të lëshohet në procedurë qeveritare. Kemi pasur një numër të madh takimesh me ambasadorë, përfaqësues të odave profesionale, ekspertë vendas dhe të huaj, organizata të shoqërisë civile, sindikaliste. Secili nga takimet rezultoi me një ide të re, iniciativë dhe bashkëpunim të ardhshëm”, thekson Fillkov.

Ministri bëri të ditur gjithashtu se pas 8 vitesh është bërë më në fund funksionale Oda e Ekspertëve dhe është kryer regjistrimi në Regjistrin Qendror.

“Kemi formuar 16 departamente profesionale, janë emëruar udhëheqësit dhe zëvendësudhëheqësit e tyre. Më 25 shtator 2024 u mbajt seanca e Kuvendit Themelues të Odës së Ekspertëve. Në seancën e kuvendit themelues u zgjodhën organet e Odës dhe u miratuan aktet e themelimit të Odës.

Oda funksionale e ekspertëve paraqet një hap kyç drejt përmirësimit të sistemit juridik dhe krijimit të një mekanizmi të fuqishëm për kontroll dhe mbështetje të ekspertëve në Maqedoni. Oda do të jetë përgjegjëse për licencimin, edukimin dhe mbikëqyrjen e ekspertëve, duke siguruar që ata të funksionojnë sipas standardeve profesionale dhe etike. Kjo, nga ana tjetër, do të rrisë besimin në sistemin gjyqësor dhe do të kontribuojë në procedura të drejta dhe objektive ligjore”, tha ministri i Drejtësisë Igor Fillkov.

Previous Post

Janë finalizuar aktivitetet e projektit për identifikimin e zonave të reja Natura 2000 dhe zbatimit të CITES

Next Post

Ndarja e detyrave shkakton përplasje mes Mevlanit dhe Arionit

Related Posts

Aktuale

Fetai padit Qamil Kovaçin për shpifje: Shihemi në gjykatë

10/08/2025
Maqedoni

Reagim i Spitalit Klinik të Tetovës lidhur me rastin e ndarjes nga jeta të pacientes 29-vjeçare

10/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Park i Ri ekologjik e funksional, frymëmarrje për Çairin

10/08/2025
Maqedoni

Tripunovski: Masat e duhura dhanë rezultat, kemi mbi 280 mijë tonë grurë vendas, prej të cilëve 9 mijë tonë do të blihen për rezervat shtetërore të mallrave

10/08/2025
Maqedoni

Taravari shpalos Pikën 5 të Platformës Kombëtare

10/08/2025
Maqedoni

Aksion policor në klube të natës në Tetovë dhe Zhelinë – arrestohen 30 shtetase të huaja të cilat punonin ilegalisht

10/08/2025
Next Post

Ndarja e detyrave shkakton përplasje mes Mevlanit dhe Arionit

Armëpushimi në Ukrainë/ Kallas: SHBA ka fuqinë të detyrojë Rusinë që të negociojë seriozisht

10/08/2025

Pas Mefail Shkodrës, vihen në kërkim edhe dy djemtë e tij

10/08/2025

Fetai padit Qamil Kovaçin për shpifje: Shihemi në gjykatë

10/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk