Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Filipçe për REL: Administrata Tramp mund të ofrojë ndihmë konkrete!

02/02/2025
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë mandatit të kaluar të Presidentit amerikan, Donald Tramp, u nënshkrua Marrëveshja e Prespës dhe shpresoj se SHBA-të konkretisht mund të ndihmojnë në zhbllokimin e procesit me BE-në, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke dhënë një propozim që, sipas tij, duhet të mendohet nga Qeveria.

“Në kuadër të marrëveshjes për dialog strategjik të gjejë një formë ku SHBA-të konkretisht mund të na ndihmojnë në pjesën e negociatave ose në zhbllokimin. Le të përpiqen që në këtë pjesë të bëjnë diçka dhe nuk dyshoj në mbështetjen që jemi duke e marrë nga SHBA-të” – deklaroi Filipçe.

Lideri socialdemokrat ka rikujtuar se VMRO-DPMNE erdhi në pushtet me dy premtime; ta ndryshojë kornizën negociuese dhe të sigurojë garanca. Por, thotë se nga BE-ja po vijnë sinjale se ndryshimet kushtetuese me veprim të anuluar nuk janë të pranueshme.

Filipçe thotë se nëse Qeveria arrinë të ketë pozita më të mira në negociatat me BE-në, kjo do të mbështetet nga socialdemokratët.

“Ne tani flasim me Brukselin. Me BE-në, jo me Bullgarinë. Por, nëse Qeveria arrinë të fitojë dicka në kuptimin e progresit dhe garancave të mjaftueshme për të ardhmen, ne këtë do ta mbështesim. Duhet të them se po humbim kohë. Tani kemi qeveri politike në Bullgari. Nuk shohim se ka nisma për takime për të përmirësuar pozitat tona. Bëj thirrje që sa më shpejtë Qeveria të bëjë përpjekje, të bëjë diçka që ta dijmë se ku jemi” – tha Filipçe.

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, I ka bërë thirrje Qeverisë që seriozisht të miratojë Ligjin e ri Penal, sipas modelit gjerman të gjyqësorit, kurse sipas tij, ky ligj duhet të miratohet sipas rekomandimeve të misionit vlerësues të BE-së dhe agjendës reformuese.

“Kur tashmë kemi diçka në tavolinë, përse të mos punojmë në të? Të bëjmë diçka thelbësore. Ne do të mbështesim çfarëdo reforme në sistemin gjyqësor që do të ketë efekt real. Vlerësojmë se gjithçka tjetër mund të jetë ndonjë truk i Qeverisë, me qëllim që të kalojë ndonjë zgjidhje që nuk do të ketë efekt” – tha Filipçe.

Gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, potencon se Qeveria është duke zhvilluar politikë skajshmërisht jo të përgjegjshme në shëndetësi.

Derisa në Klinikën për Onkologji pacientët nuk kanë terapi biologjike dhe zhvillohen përplasje politike, Filipçe thotë se bëhet fjalë për përndjekje politike dhe se minohet besimi në sistemin shëndetësor, duke pohuar se ekziston një mosinteresim total nga ana e menaxhmentit dhe në Ministrinë e Shëndetësisë në pjesën e menaxhimit me Klinikat.

Previous Post

Tragjedi në Gjakovë, tre adoleshentë humbin jetën pas shembjes së një shtëpie

Next Post

Izet Mexhiti: Lëvizja Demokratike po konsolidohet çdo ditë pa ndalur

Related Posts

Maqedoni

VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

13/10/2025
Aktuale

Mexhiti në Saraj: Me VLEN-in fitojnë shqiptarët, në krye me Muhamed Elmazin fitorja në Saraj është e vulosur

13/10/2025
Aktuale

Zekolli: Për 20 vite keni përfituar pushtet, ndërsa Luboteni mbeti pa ujë, kanalizim e rrugë

13/10/2025
Lajme

Moti me vranësira dhe diell, temperatura deri në 22 gradë

13/10/2025
Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Next Post

Izet Mexhiti: Lëvizja Demokratike po konsolidohet çdo ditë pa ndalur

Kosovë, 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13/10/2025

Trump thotë se lufta në Gaza ka mbaruar

13/10/2025

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk