Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fidan – Mucunski: Turqia është një mik i dëshmuar dhe aleat i NATO-s i Maqedonisë së Veriut

05/09/2024
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Turqia e mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, tha ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, i cili ndodh për vizitë zyrtare në vend.

“Kishim një agjendë intensive. E vlerësojmë shumë bashkëpunimin, miqësinë dhe aleancën me Maqedoninë. Ne diskutuam se si mund ta përmirësojmë këtë bashkëpunim. Si Turqi, ne shprehim interesin tonë për nënshkrimin e Bish – Këshillit strategjik për bashkëpunim. Turqia synon të rrisë bashkëpunimin ekonomik dypalësh në dy miliardë dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim kompanitë turke për të investuar në vend. Vazhdojmë edhe me bashkëpunimin ushtarak, përmes pjesëmarrjes në stërvitje të përbashkëta”, deklaroi Fidan pas takimit me Mucunskin.

Maqedonia e Veriut ka një vend të veçantë për mua, theksoi Fidan, dhe besoj se trashëgimia osmane është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të vendit dhe ne do të vazhdojmë me bashkëpunimin në këtë fushë.

“Komuniteti turk në vend na lidh fort, si Ura e Gurit në qendër të qytetit. Ne dëshirojmë të kemi paqe dhe stabilitet në të gjithë Ballkanin dhe si Turqi jemi aktivisht të përfshirë në këtë. Prandaj ne do të rrisim aktivisht bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut”, theksoi Fidan.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, i cili është nikoqir i homologut turk Fidan, në një konferencë të përbashkët për shtyp deklaroi se Turqia është miku ynë i dëshmuar dhe aleati ynë i NATO-s.

 Mucunski e vlerësoi vizitën e sotme si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe se si vizitë të parë të një ministri të huaj për Punë të Jashtme që nga marrja e detyrës, siç theksoi, është një konfirmim i fortë i partneritetit strategjik gjithnjë e më të fortë.

“Tradicionalisht, marrëdhëniet e mira kanë një efekt pozitiv në bashkëpunimin ekonomik. Ne me Turqinë ndajmë pikëpamje të përbashkëta edhe për çështjet e sigurisë edhe për ato rajonale. Veçanërisht e njoftova me rrugën tonë të integrimit evropian, me theks të veçantë se parashikueshmëria është shumë e rëndësishme”, deklaroi Mucunski.

Që nga pavarësia e saj, theksoi Mucunski, vendi ynë ka qenë në gjendje të mbështetet te Turqia si miku dhe mbështetësi ynë për arritjen e qëllimeve tona strategjike.

Fidani, siç është paralajmëruar, do të vizitojë edhe Kuvendin e RMV-së, ku do të ketë takim me kryeparlamentarin Afrim Gashi.

Previous Post

Durmishi: Nga sot fillon ndarja e vauçerëve – vërtetimeve për turizëm prej 18.000 denarë

Next Post

Murtezani në Parlamentin Evropian në Bruksel takim me Kyçyk

Related Posts

Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
Maqedoni

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

12/10/2025
Next Post

Murtezani në Parlamentin Evropian në Bruksel takim me Kyçyk

Luizi publikon bashkëpunimin surprizë që “qetëson shpirtin”

12/10/2025

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk