Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fetai takoi delegacionin malazias për interkulturalizëm

24/04/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, priti sot në një takim pune, Ljudmila Popoviç, drejtoreshë e Drejtorisë për Interkulturalizëm pranë Ministrisë për të Drejtat e Pakicave të Malit të Zi, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, Arben Xhureta, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e Pakicave dhe z. Kristian Dukaj, këshilltar i pavarur për çështje të interkulturalizmit.

Në takim u diskutua rëndësia e zhvillimit të mëtejshëm të konceptit të interkulturalizmit si bazë për mbrojtjen e vlerave kulturore të komuniteteve, garantimin e mirëqenies dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme në shoqëritë tona.

Popoviç ndau përvojën e Malit të Zi në zhvillimin e politikave multikulturore, të cilat, siç theksoi ajo, kanë qenë themeli i pavarësisë dhe i orientimit evropian të vendit. Ajo theksoi nevojën për nisma të përbashkëta rajonale që promovojnë të drejtat dhe liritë e pakicave, të mbështetura në vlera universale dhe standarde demokratike.

Ndërkohë, drejtori Xhureta u ndal në pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, duke theksuar se përfaqësimi i tyre në institucionet shtetërore është përmirësuar ndjeshëm, me pjesëmarrje me tri ministri dhe një pozitë të zëvendëskryeministrit.

Zëvendëskryeministri Fetai prezantoi prioritetet e kabinetit të tij, duke vënë theksin në luftën kundër krimit dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme, forcimin e transparencës institucionale dhe thellimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile. Ai shprehu mbështetje për të gjitha nismat që promovojnë mirëkuptimin ndërmjet komuniteteve, veçanërisht në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe promovimin e një diskursi publik gjithëpërfshirës.

 

Previous Post

Bexheti – Mickoskit: Kërkoju falje shqiptarëve për sjelljen arrogante, mos mendoni se ju frikësohet dikush

Next Post

Liderët e VLEN-it takim koordinues në Kuvend – do ta takojnë edhe Mickoskin!

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Aktuale

“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

15/09/2025
Maqedoni

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

15/09/2025
Maqedoni

Banorët e Gazi Babës e presin Izet Mexhitin me kafe dhe ngrohtësi

15/09/2025
Maqedoni

Kasami: Me investimet po e bëjmë qytetin të qasshëm për të gjithë!

15/09/2025
Biznes

Ulen çmimet e derivateve të naftës

15/09/2025
Next Post

Liderët e VLEN-it takim koordinues në Kuvend – do ta takojnë edhe Mickoskin!

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025

“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

15/09/2025

Rubin i prerë: Këto farë akuzash të llojllojshme janë kampanjë ruso-serbe

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk