Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fetai: Qeveria do të angazhohet për konfiskimin efikas të aseteve të paligjshme

25/11/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot mbajti fjalim në Takimin rajonal për politikat e kthimit të aseteve të paligjshme në Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.
Fetai theksoi nevojën për veprime të koordinuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke vënë në dukje rëndësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira dhe trajtimit të transakcioneve të paligjshme financiare që minojnë demokracinë dhe besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.
Ai prezantoi përparimin e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë miratimin e tre ligjeve të rëndësishme për konfiskimin dhe menaxhimin e pasurive të sekuestruara, si dhe Strategjinë për hetime financiare dhe honfiskimin e pasurive 2024–2028, e cila është në fazën përfundimtare.
Megjithë progresin, Fetai theksoi se rezultatet e vitit 2023 tregojnë një rënie të vlerës së pasurive të ngrira dhe të konfiskuara krahasuar me vitin 2022. Në vitin 2022, vlera e pasurive të ngrira arriti gati 40 milionë euro, ndërsa pasuritë e konfiskuara ishin rreth 28 milionë euro. Në vitin 2023, pasuritë e ngrira ranë në vetëm 1.69 milionë euro, ndërsa ato të konfiskuara ishin rreth 18 milionë euro.
“Këto shifra janë një thirrje për zgjim dhe na kujtojnë për nevojën për të ndryshuar qasjen,” tha ai.
Fetai njoftoi krijimin e Këshillit Kombëtar për hetime financiare për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe konfirmoi se vendi mbetet i përkushtuar ndaj bashkëpunimit aktiv me shoqërinë civile.
“Askush nuk është mbi ligjin. Me vullnet të fortë politik dhe bashkëpunim ndërkombëtar, mund të luftojmë rrjetet kriminale dhe t’i çojmë autorët e korrupsionit përpara drejtësisë,” përfundoi Fetai, duke falënderuar Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (UNODC) dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë për organizimin e kësaj ngjarrje.

Previous Post

Zbardhja e krimit, Taravari: Po hetohen funksionarë të BDI-së

Next Post

Ibrahimi takon ambasadorin e BE-së Rokas

Related Posts

Maqedoni

VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

13/10/2025
Aktuale

Mexhiti në Saraj: Me VLEN-in fitojnë shqiptarët, në krye me Muhamed Elmazin fitorja në Saraj është e vulosur

13/10/2025
Aktuale

Zekolli: Për 20 vite keni përfituar pushtet, ndërsa Luboteni mbeti pa ujë, kanalizim e rrugë

13/10/2025
Lajme

Moti me vranësira dhe diell, temperatura deri në 22 gradë

13/10/2025
Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Next Post

Ibrahimi takon ambasadorin e BE-së Rokas

Kosovë, 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13/10/2025

Trump thotë se lufta në Gaza ka mbaruar

13/10/2025

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk