Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Fetai: Pa drejtësi nuk ka demokraci, pa drejtësi nuk ka Europë

15/04/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Demokracia nuk mbrohet vetë — kërkon vullnet politik, financim dhe integritet”. Me këtë mesazh të fortë, zëvendëskryeministri Arben Fetai u drejtua sot në konferencën rajonale “Integriteti Global nën Rrethim: Inovacion kundër Pushtetit të Paligjshëm”, organizuar nga rrjeti SELDI dhe mikpritur nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS).

Në panelin e nivelit të lartë, përkrah Ambasadores së Zvicrës Véronique Hulmann, Zv. Shefes së Misionit të SHBA-ve Nicole Varnes dhe përfaqësuesit të Holandës Bart de Bruijn, Fetai theksoi se korrupsioni është një nga rreziqet më të mëdha që kërcënon demokracinë nga brenda, ndërsa ndikimet e jashtme malinje përpiqen ta destabilizojnë atë nga jashtë.

“Po, mungesa e mbështetjes së jashtme ndjehet. Por kemi diçka më të fuqishme: vullnetin politik për të vepruar”, deklaroi Fetai, duke nënvizuar angazhimin e Qeverisë për të sjellë ndryshime reale në sistem.

Ai shpalosi katër shtylla kyçe të agjendës së re qeveritare:

• Partneritet me shoqërinë civile në mbrojtje të demokracisë;

• Forcimi i ligjit dhe institucioneve antikorrupsion;

• Digjitalizimi i administratës për të mbyllur hapësirat për abuzim;

• Reformë të thellë në drejtësi, me qëllim që askush të mos qëndrojë mbi ligjin.

“Pa drejtësi nuk ka demokraci. Pa drejtësi nuk ka Europë. Kjo është rruga jonë. Dhe nuk do të ndalemi”, përfundoi ai.

Konferenca u zhvillua në kuadër të përpjekjeve rajonale për të përballuar sfidat ndaj integritetit dhe për të forcuar sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

Previous Post

Sot përfundon sezoni i ngrohjes në Shkup

Next Post

Kurti i nervozuar pas dështimit: Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës

Related Posts

Maqedoni

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025
Maqedoni

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025
Maqedoni

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

04/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025
Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Next Post

Kurti i nervozuar pas dështimit: Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025

Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk