Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fetai: BDI voton ligjin vetë, pastaj shpif kundër qeverisë

06/05/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, ka reaguar sot lidhur me distancimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) nga ndryshimet në Ligjin për organizimin e organeve të administratës shtetërore, ndryshime që vetë deputetët e kësaj partie i votuan më 10 qershor 2024.
Fetai thekson se BDI, për 22 vite me radhë në pushtet, ka mashtruar qytetarët duke bërë qindra kompromise të dëmshme në kurriz të shqiptarëve, ka heshtur përballë rasteve të montuara politike dhe nuk ka kërkuar drejtësi për vrasjet e paqarta të ish-ushtarëve të UÇK-së.
“Edhe sot, si opozitë, sillen njësoj: fillimisht votojnë me dorën e tyre për ndryshimet në rregullimin e administratës shtetërore, e më pas sulmojnë qeverinë për gjoja ‘çbërjen’ e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve,”, shkruan Fetai në profilin e tij në Facebook.
Ai i kujton opinionit publik se Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore është miratuar nga Kuvendi me 88 vota për, 22 kundër dhe asnjë abstenim, para se të zgjidhej qeveria e re. Sipas tij, ndryshimet nuk e prekin vetëm Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, por vlejnë për të gjitha inspektoratet, duke i hequr statusin e personit juridik dhe duke i sistemuar nën ministritë përkatëse, sipas një modeli më të qartë e më efikas të llogaridhënies dhe koordinimit institucional.
“Sot, kur zhurmuesit e BDI-së derdhin lot krokodili, u bëjmë thirrje të kërkojnë llogari nga deputetët e tyre – duke filluar nga kryetari e tutje,” përfundon Fetai, duke shtuar se rrena i ka këmbët e shkurta.

Previous Post

Mexhiti: Ambasada në Arabinë Saudite, një urë e re mes RMV-së dhe botës arabe

Next Post

Gjykimi i shoferit të akuzuar për shkeljen e Frosina Kulakovës fillon të premten

Related Posts

Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Maqedoni

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025
Maqedoni

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025
Next Post

Gjykimi i shoferit të akuzuar për shkeljen e Frosina Kulakovës fillon të premten

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk