Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fetai: BDI investoi miliona në manastirin e Mateçit, ndërsa shqiptarët e Likovës pinin ujë të helmuar

19/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Njëri nga eksponentët kryesorë të koalicionit VLEN dhe zëvendëskryeministër aktual, Arben Fetai, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Komunës së Likovës, Erkan Arifi. Përmes një postimi në Facebook, Fetai ka akuzuar Arifin për heshtje dhe mosveprim ndaj një sërë problematikash gjatë kohës kur partia e tij ishte në pushtet, duke e cilësuar tani daljen e tij publike si “hipokrite” dhe të motivuar vetëm nga humbja e privilegjeve.

Në qendër të kritikës është mbështetja që, sipas Fetait, ish-ministrat e BDI-së i kanë dhënë manastirit të Mateçit me fonde publike, gjë për të cilën Erkan Arifi nuk ka reaguar asnjëherë. “Në vitin 2020, BDI ndau 300 mijë denarë për restaurimin e këtij manastiri; 1 milion në vitin 2021 dhe 1.5 milion në vitin 2023. As kisha, as festat fetare atje nuk i pengonin. Përkundrazi, i financonin nga buxheti”, shkruan Fetai.

Ai vazhdon me akuza të drejtpërdrejta ndaj kryetarit Arifi për çështje të ndjeshme që lidhen me shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Likovës. “Kur banorët pinin ujë të helmuar me arsen, Erkan Arifi heshtte. Kur mbeturinat e komunës hidheshin te arat e Nikushtakut, ai nuk shqetësohej. As për mungesën e rrugëve, ujit të pijshëm apo kopshteve për fëmijë – përsëri, asnjë reagim”, shkruan më tej Fetai.

Sipas tij, ndryshimi i qëndrimit të Arifit vjen vetëm pas humbjes së pushtetit në nivel qendror dhe rënies së ndikimit në nivel lokal.

“Likova e di mirë kush e ka helmuar, kush e ka poshtëruar dhe kush e ka shfrytëzuar për tenderë dhe pasuri personale”, përfundon Fetai, duke shtuar se sipas tij, shqiptarët tashmë e kuptojnë se “hipokrizia e BDI-së nuk është patriotizëm, por demagogji dhe panik i një organizate që shet çdo gjë për pushtet.”

Previous Post

Trump dhe Erdogan do të takohen më 25 shtator në Shtëpinë e Bardhë

Next Post

Pas Estonisë, avionët luftarakë fluturojnë mbi Poloni

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është i pavërtetë

31/10/2025
Maqedoni

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

31/10/2025
Maqedoni

Arsim Dalipi: Votoni për një Strugë të lirë

31/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Të hënën kryetar i ardhshëm i Tetovës do jetë Bilall Kasami

31/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi dhe Tetova dy flamuj të kësaj fitore, AKI nuk është më sfidë për ne

31/10/2025
__kateg

Bilall Kasami nga Tetova: E ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë është VLEN

31/10/2025
Next Post

Pas Estonisë, avionët luftarakë fluturojnë mbi Poloni

VLEN: Faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është i pavërtetë

31/10/2025

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

31/10/2025

Burri biznesmen i Genta Ismajlit në krizë financiare

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk