Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fetai: Amaneti i shqiptarëve është më shumë se vetëm ndërrim i pushtetit të korruptuar 20 vjeçar

29/09/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më lejoni të filloj këtë ngjarje që shënon 100 ditëshin e Koalicionit VLEN në Qeveri me një falënderim të sinqertë për secilin nga ju që jeni mbledhur këtu.

Me këto fjalë zv.kryeministri për Qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, çeli fjalimin e tij në ngjarjen kushtuar 100 ditëshit të Qeverisë së re.

Më tej Fetai falënderoi edhe të gjithë ata, siç u shpreh, mijëra e mijëra njerëz të vullnetit të mirë që kanë kontribuar për ta sjellë ndryshimin.

“VLEN-i ishte mrekullia e shumëpritur për dy dekada me radhë. Guximi ishte motoja e këtij koalicioni. Ndryshimi është kryefjala e asaj që e bëmë të gjithë së bashku! Ia ka vlejt!”, potencoi zv.kryeministri Fetai.

Ai tha se mbledhja e sotme është për të shënuar një kapitull të ri në historinë tonë si popull.

“Një kapitull i ri pas më shumë se 20 vjet krim e korrupsion, 20 vjet gënjeshtra e mashtrim, 20 vjet vjedhje të parave tuaja dhe pasurim të një klike të vogël profiterësh të shndërruar shumë shpejt në milionerë”, shtoi Fetai.

Në fjalimin e tij Fetai citoi Mendelën: Siç ka thënë i madhi Nelson Mandela, ‘Kurrë nuk mund të kesh ndikim në shoqëri nëse nuk e ke ndryshuar veten… Politikanët e mëdhenj janë të gjithë njerëz me integritet, nder, por edhe me përulësi’, dhe shtoi se kjo është më shumë se një thënie, ky është betimi dhe zotimi ynë i përbashkët për të transformuar këtë vend.

“Ndryshimi nuk guxon të jetë vetëm ndërrim. VLEN asnjëherë nuk guxon të shihet si ndërrim i BDI-së, sepse VLEN është revolta e krijuar ndër vite, por deri tani asnjëherë e kanalizuar për ta sjellë ndryshimin për shqiptarët e këtij vendi. VLEN nuk guxon të bëhet dhe nuk do të bëhet kurrë BDI. Kjo mundësi që na është dhënë nga shqiptarët, është amanet. Dhe ne amanetin nuk e shkelim, as nuk e shesim!”, porositi Fetai.

Me ardhjen tonë në pushtet, shtoi ai, sfidat që i kemi hasur kanë qenë të hatashme.

“Kemi gjetur një buxhet të masakruar dhe të harxhuar në shkallë prej 71% për qëllime elektorale dhe pasurim klanor dhe individual. Kemi trashëguar një sistem të stërvjetëruar dhe të kapluar nga epidemia e korrupsionit që punon kundër interesave të qytetarëve, por që medoemos duhet çkapur nga ata që tanimë janë larguar me votë nga shqiptarët”, ishte decid Fatai në fjalën e tij.

Me zell e durim, potencoi Fetai, edhe përkundër përpjekjeve destabilizuese dhe propagandës së përditshme nga regjimi i vjetër, në këto 100 ditë, ne i kemi mënjanuar këto pengesa.

“Ne nuk dorëzohemi para presionit të të korruptuarve dhe makinerisë së tyre të fake news-it. Ne kemi bërë shumë punë të mira në dobi të shqiptarëve dhe çdo qytetari të këtij vendi”, theksoi zv.kryeministri Fetai, për të shtuar se edhe përkundër gjendjes katastrofale në të cilën ata na i lanë institucionet dhe buxhetin, më lejoni që me përulësinë më të madhe, t’i numëroj disa gjëra që i kemi arritur si qeveri për këto 100 ditë.

“- Me një investim prej 100 milion eurosh në komuna deri në fund të vitit, do të shndërrojmë vendbanimet tona në lagje të jetueshme, që ofrojnë kushte më të mira për secilin prej nesh.

– I kemi rritur pensionet për 5,000 denarë, hap ky që do ta zbusë koston e jetesës për prindërit dhe gjyshërit tanë. Ata meritojnë edhe më shumë, dhe me gjithë energjinë tonë do të angazhohemi që të kenë një pleqëri të denjë dhe të rehatshme.

– Sollëm rezultatet e para në luftën kundër bixhozit që ka shkatërruar familjet dhe i ka zhytur ato në borxhe. Edhe përkundër stërkëmbëzave të regjimit te vjetër, kjo luftë do të vazhdojë deri në mbylljen e tërësishme të bixhozit, që përfundimisht ta eliminojmë këtë sëmundje që ka kapluar rininë dhe shoqërinë.

– Kemi siguruar 600 vende pune për specializantët e mjekësisë, 300 sivjet dhe 300 për vitin e ardhshëm. Ky është një investim për të ardhmen tonë, për të mbajtur talentin dhe për t’i ofruar çdo qytetari të këtij vendi shërbime mjekësore cilësore dhe me kosto të përballueshme.

– E inicuam Akademinë Shqiptare për Art dhe Shkencë. Ajo po merr frymë dhe po rritet çdo ditë!
Këto janë vetëm disa nga arritjet tona. Shumë projekte e arritje tjera do të paraqiten në vazhdim nga liderët e Koalicionit VLEN”, ishin disa nga të arriturat e Qeverisë që përmendi Fetai në këto 100 ditët e para.

Shtoi se janë vetëm në fillim të një rrugëtimi të gjatë. Por, potencoi se beson se me përkushtimin të përbashkët, do të arrijnë të ndërtojnë një shoqëri të drejtë, barazitare dhe të begatë.

“Le të bëjmë një premtim sot.
Të angazhohemi për të ndryshuar realitetin tonë për mirë. Çdo zë, çdo mendim, çdo ide, e secilit prej jush është e rëndësishme në këtë proces”, theksoi Fetai.

Fetai e mbylli fjalën e tij me, siç tha, “të bashkuar, dhe me ndihmën e partnerëve strategjikë, do ta bëjmë këtë vend të ec përpara deri në stacionin përfundimtar, të zhvillimit e të integrimit, të barazisë e të drejtësisë”.

Previous Post

100 ditë Qeveri, Taravari: Para 100 ditëve nisi epokë e re me fuqinë në duart e popullit

Next Post

VLEN: 100 ditë të politikave të reja dhe betejë kundër veseve të vjetra!

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

VLEN: 100 ditë të politikave të reja dhe betejë kundër veseve të vjetra!

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk