Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fetahu: Ramazani, mundësi për të forcuar lidhjet mes nesh, për të ushtruar tolerancën, mëshirën dhe humanizmin

28/02/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ka dërguar mesazh për besimtarët myslimanë. Fetahu thotë se agjërimi nuk është vetëm një akt i privimit nga ushqimi dhe pija, por një udhëtim shpirtëror që na ndihmon të formojmë vetëdijen tonë për të mirën.

“Me zemër të hapur dhe shpirt të përulur sonte po hyjmë në muajin e bekuar të Ramazanit, muajin e mëshirës, dijes, tolerancës, humanizmit, muajin e devotshmërisë, me një fjalë muajin e të gjitha të mirave, i cili na fton në reflektim, përkushtim dhe afrim me Krijuesin e Gjithësisë. Ky muaj i madhërishëm na kujton rëndësinë e agjërimit, përulësisë dhe veprave të mira, duke na udhëhequr drejt një pastrimi shpirtëror e fizik. Agjërimi nuk është vetëm një akt i privimit nga ushqimi dhe pija, por një udhëtim shpirtëror që na ndihmon të formojmë vetëdijen tonë për të mirën, për të forcuar lidhjen me Allahun Fuqiplotë dhe për të kultivuar ndjeshmërinë ndaj të tjerëve. Në këtë muaj të dijes dhe urtësisë, le të kërkojmë dituri dhe të thellojmë kuptimin tonë përmes leximit dhe reflektimit”.

“Ramazani është gjithashtu një mundësi për të forcuar lidhjet mes nesh, për të ushtruar tolerancën, mëshirën dhe humanizmin. Ai na fton të jemi më të dashur, më të kujdesshëm ndaj njerëzve e sidomos ndaj atyre që kanë nevoja të veçanta dhe të kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të paqtë. Lusim Allahun e Madhëruar që ky muaj të sjellë paqe në zemrat tona dhe në mbarë botën. Lutemi për ndërprerjen e çdo konflikti dhe për fundin e vuajtjeve të njerëzve të pafajshëm. Le të jetë ky muaj një periudhë e pajtimit, e faljes dhe e afrimit me njëri-tjetrin. Vëllezër e motra!”.

“Më lejoni që në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe në emrin tim personal, t`ju uroj me gjithë zemër një Ramazan të begatë, të mbushur me mirësi dhe mëshirë hyjnore. Allahu na dhëntë forcën për ta kryer agjërimin me devotshmëri me lehtësim dhe i lutemi të Madhit Zot që t`na shpërblejë me faljen dhe mëshirën e Tij të pafund. Zoti ju bekoftë juve dhe familjet tuaja”, ka shkruar Fetahu.

Previous Post

Kallëzim penal ndaj drejtorit të Qendrës për Kulturë në Ohër, udhëtoi jashtë vendit pa nevojë me buxhet të shtetit

Next Post

Meksika i dorëzon SHBA-së 29 bosë droge pas kërcënimeve të Trump për tarifat

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Meksika i dorëzon SHBA-së 29 bosë droge pas kërcënimeve të Trump për tarifat

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk