Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Festivali Ndërkombëtar Teatror Skupifestival Shkup, nis edicionin e 19-të me radhë

28/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Festivali Ndërkombëtar Teatror Skupifestival Shkup, nis edicionin e 19të me radhë, nën moton “Në fund, të gjitha maskat bien”.

Nga data 29 shtator deri më 4 tetor, në hapsirat e Teatrit Shqiptar- Shkup. Hapja solemne bëhet të hënën më datë nga ora 20: 00 me teatrin kombëtar të Kosovës nga Prishtina me shfaqjen “Martesa”, nga autori Vitold Gombroviç, regjia Norbert Rakovski si dhe në role: Armend Smajli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buçaj, Shkëlzen Veseli, Era Balaj, Adhurim Demi.

Të martën Skupifestival vazhdon në ora 20 OO , me shfaqjen “Кështjella” të autorit Mesha Selimoviç, regjia Andrea Benalljo, në role Andrea Benalljo, Vincenzo Longareti, Gaia Bonomi, Alina Fofanova, Mirco Tasca, Srdan Erak, Teodora Pajiq, Prodhim i produksionit AteliercuncheoN nga Bergamo e Italisë.

Të mërkurën, më datë 1 tetor Skupifestival ka dy shfaqje ne programin e tij, në ora 19:00 “Gruaja e Makbethit dhe unë 2.0”, autor dhe interpretues Mirel Knez si dhe regji Nik Uper produksion i teatrit Global nga Ljubljana e Sllovenisë. Si dhe nga ora 20:30, po në teatrin shqiptar Shkup do të luhet shfaqja “Tërbim për dy persona ose më shumë” prodhim i teatrit Hera nga Stambolli, autor Euzhen Jonesku, regjia Senem Xhevher, në role: Ozkan Ozen, Best Ozen, Oguz Kaan Kahraman.

Nga e enjtja në 20:00 do të kemi shfaqjen “Don Zhuani” i autorit të njour francez Molieri, në regji të Vasil Vasilev prodhuar nga teatri kombtar i Nishit. Në role: Dejan Lilliç, Dragisha Velkoviç, Maja Vukojeviç Cvetkoviç, Andrija Mitiç, Urosh Millojeviç, Katarina Mitiç Pavlloviç, Natallija Joviç, Danillo Petroviç, Marjan Todoroviç, Milosh Mitroviç.

Të premten në ora 19.00 performanca artistike “ X” . Nga produksioni Yalta Art Room nga Sofje e Bullgarisë. Frymëzuar nga rubairat e Omar Kajamit, regjia Bojan Kraçollov, në interpretim të Vasil Duev – Tuig.

Po të premten nga 20:00 shfaqja “Medea” nga Euripidi prodhim i teatrit kombëtar “Ivan Vazov” nga Sofje. Në regji të regjisorit të njohur anglez Deklan Donellan, si dhe në role: Radina Karxhillova, Velisllav Pavllov, Valentin Ganev, Asen Dankov, Javor Valkanov, Stelian Radev, Viara Tabakova, Radena Valkanova, Joreta Nikollova, Stefania Koleva, Elena Ivanova, Nadja Keranova, Ana Papadopullu si dhe 2 aktor fëmijë.

Në natën e findit të shtunën më datë 4 dhjetor ora 20:00, shfaqja “Gjysmë – jeta e Marie Curie”, nga autorja Lauren Gunderson, si dhe në regji të Armela Demaj, në role Yllka Mujo dhe Armela Demaj. Kjo shfaqje është prodhuar nga teatri Metropol- Tiranë.

FNT Skupifestival ka karakter garues ku ndahet çmimi për shfaqjen më të mirë të Festivalit. Për këtë edicion të 19 të, juria do të jetë në këtë përbërje: Zamira Kita aktore nga Shqipëria , Srebra Gjorgjijevska gazetare e kulturës, si dhe aktori Adrian Aziri, të cilët do të marrin vendimin për shfaqjen më të mirë të Skupifestival 2025.

FNT Skupifestivalin edhe për këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, të Republikës se Maqedonisë së Veriut, përmes konkursit vjetor për financimin e projekteve me interes nacional, si dhe mbështetësit e përvitshëm tani më, T Mobile, Uji Tepelene, Gazeta Koha, AlsatM, MRT2 etj.

FNT Skupifestival organizohet në Teatri Shqiptar Shkup. Drejtor Muzbajdin Qamili – Muchi, kryetar i këshillit artistik Senko Velinov,drejtor artistik Osman Ahmeti, antarë Kushtrim Bekteshi, Betim Zeqiri, koordinator Xhaner Musiq, realizimi videove Betim Zeqiri dizajnuar nga Eggraa.

www.skupifestival.mk

Previous Post

Mexhiti: Nga viti 2005 deri më sot, papunësia në Çair është ulur nga 40% në 16%

Next Post

Kryeparlamentari Gashi bën thirrje për fushatë dinjitoze para zgjedhjeve lokale të 19 tetorit

Related Posts

Maqedoni

Berisha: Pas reagimit të VLEN-it, certifikatat e këshilltarëve në Shkup do të jenë në dy gjuhë

29/10/2025
Maqedoni

Andonovski: Digjitalizimi është energjia e re e menaxhimit

29/10/2025
Maqedoni

Ramadani i reagon Ilievskit: Askush s’mund ta ndalë këmbën e shqiptarit në Bërvenicë

29/10/2025
Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë ndan 134 mijë euro për servisimin e automjeteve zyrtare

29/10/2025
Aktuale

Kasami: Deklarata ime për Kërçovën u nxor nga konteksti dhe u keqinterpretua

29/10/2025
Maqedoni

Arrestim në pikën kufitare Tabanoc, ja detajet

29/10/2025
Next Post

Kryeparlamentari Gashi bën thirrje për fushatë dinjitoze para zgjedhjeve lokale të 19 tetorit

SHBA-ja heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

29/10/2025

Siria njeh shtetin e Kosovës!

29/10/2025

Berisha: Pas reagimit të VLEN-it, certifikatat e këshilltarëve në Shkup do të jenë në dy gjuhë

29/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk