Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

​Fëmijët në Suedi do të vijojnë mësimin nga mosha 6-vjeçare

19/09/2024
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fëmijët në Suedi do të fillojnë shkollën në moshën gjashtëvjeçare nga viti 2028.

Deri më tani ata kanë filluar shkollën në moshën shtatëvjeçare, ndërsa vendimi është marrë në kuadër të rishikimit të sistemit arsimor.

Qeveria suedeze ka njoftuar se do të zëvendësojë vitin e detyrueshëm parashkollor me një vit shtesë të shkollës fillore. Qeveria e koalicionit të qendrës së djathtë shpalli planin përpara buxhetit të paraqitur për vitin e ardhshëm, shkruan Guardian.

Plani buron nga qeveria e mëparshme dhe mbështetet nga socialdemokratët.

Ministri i Arsimit Johan Pehrson tha se do të ketë një fokus më të madh në mësimin e hershëm.

“Kjo duhet të çojë që nxënësit të kenë një mundësi më të mirë për të zhvilluar aftësitë bazë si leximi, shkrimi dhe numërimi,” vuri në dukje ai.

Kritikët thonë se plani bie ndesh me kërkimet që tregojnë se zhvillimi i fëmijëve mbështetet më së miri nga mjediset e të mësuarit të bazuara në lojëra.

“Duke i shtyrë gjashtëvjeçarët në një mjedis shkollor më të formalizuar, ne rrezikojmë të humbasim metodat bazë të bazuara në lojëra, të cilat janë treguar se stimulojnë zhvillimin e fëmijëve. Studimet konfirmojnë se lojërat janë themeli për mësimin e hershëm dhe zhvillimin e aftësive kritike si, për shembull, në gjuhë dhe zgjidhjen e problemeve”, tha Christian Eidevald, profesor i ftuar në Universitetin Södertörn.

Eidevald është mes një grupi akademikësh që studiojnë fëmijët dhe pedagogjinë dhe kanë shkruar një artikull duke vënë në dyshim arsyetimin e qeverisë.

“Përfshirja e gjashtëvjeçarëve në shkollën fillore pa marrë parasysh nevojat e tyre specifike zhvillimore dhe pa përfituar nga kompetenca unike e edukatorëve është një hap në drejtim të gabuar dhe nuk do të çojë në barazi më të madhe. Në vend të ndryshimeve strukturore, duhet të investohen mjete për ngritjen e cilësisë së arsimit me mësimdhënës kompetentë”, thanë ata.

Masat e tjera arsimore përfshijnë investimin në “shkolla urgjente” për zhvendosjen e përkohshme të fëmijëve kur ka probleme në shkollë, investime më të mëdha në tekste shkollore dhe financim për trajnimin e mësuesve dhe edukatorëve.

Previous Post

Caktohet paneli në Speciale për kërkesën e Shalës lidhur me paraburgimin

Next Post

​Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigjja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen

Related Posts

Botë

Trump: Sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk janë të mjaftueshme

15/09/2025
Botë

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025
Botë

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

14/09/2025
Botë

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025
Next Post

​Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigjja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen

Të rinjtë e Çairit: Vota jonë shkon për Izet Mexhitin! (VIDEO)

15/09/2025

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

15/09/2025

Shkollë e re e specializuar për ata që kanë më shumë nevojë-premtimi i Mexhitit për Çairin

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk