Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

FC Shkupi reagon pas incidentit të ndodhur në Shtip me gjeneratat 2009/2010

24/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhur me incidentin e ndodhur në Shtip, e ku mediat maqedonase shfrynë ndaj prindërve shqiptarë, kinse këta të fundit kanë sulmuar disa nga futbollistët e rinj të Bregallnicës, me një DEKLARATË kanë dalë edhe nga klubi i FC Shkupi Academy, përmes së cilës sqarojnë gjithë atë që ndodhi në stadiumin, “Belo Brdo”.

Më poshtë ju sjellim në tërësi reagimin e FC Shkupi Academy:

“Ne si klub jemi thellësisht të shqetësuar nga shpifjet dhe pasqyrimet e pavërteta që disa mediume në Maqedoni po bëjnë në lidhje me klubin tonë dhe mbi të gjitha me fëmijët tanë.

Së pari, shprehim keqardhje për atë që ndodhi në ndeshjen e sotme në Shtip dhe e dënojmë dhunën kategorikisht. Futbolli nuk ka dhe nuk duhet të ketë vend për dhunë. Dhuna është jashtë futbollit.

Klubi ynë prej vitesh është i angazhuar për edukimin sportiv dhe shoqëror të fëmijëve. Në bashkëpunim me trajnerët dhe prindërit organizojmë ligjërata pothuajse çdo muaj për sjellje fer, respekt dhe korrektësi – principe thelbësore për zhvillimin e fëmijëve tanë.

Në incidentin e sotëm, është e rëndësishme të kuptohet se ndërhyrja e prindërve ka ndodhur vetëm për të mbrojtur fëmijët e tyre dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Nuk ka pasur asnjë prapavijë tjetër.

Me KF Bregallnicën kemi marrëdhënie shumë të mira dhe shpresojmë që ky incident të mos përsëritet kurrë. Do të punojmë edhe më shumë që situata të tilla të mos ndodhin, sidomos në kategoritë e reja, ku futbolli duhet të mbetet vetëm lojë dhe gëzim për fëmijët.

Futbolli na bashkon – nuk na ndan.

Në cilësinë e koordinatorit të shkollës së futbollit, dua të theksoj gjithashtu se edhe stafi ynë duhet të dëgjohet dhe të merret parasysh në këto situata. Këta fëmijë janë bijtë e prindërve, të cilët me shumë sakrifica i sjellin çdo ditë në stërvitje e ndeshje. Askush nuk ka të drejtë të shkelë mbi ta apo t’i vendosë nën imazhe të padrejta.

Ne do të vazhdojmë me përkushtim punën tonë për t’u ofruar fëmijëve një zhvillim të shëndetshëm sportiv dhe edukativ, gjithmonë në frymën e respektit, korrektësisë dhe dashurisë për futbollin

Koordinatorit të Shkollës

A.V

Si koordinator i shkollës së futbollit, dua të theksoj se edhe ne si staf duhet të pyetemi dhe të merret parasysh përvoja jonë në këto situata.

Duhet të kemi kujdes, sepse këta fëmijë janë dikujt – janë bijtë e prindërve, të cilët me shumë sakrifica i sjellin çdo ditë në stërvitje e ndeshje. Askush nuk ka të drejtë të shkelë mbi ta apo të krijojë imazh të padrejtë për ta.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për t’u ofruar fëmijëve zhvillim të shëndetshëm sportiv dhe edukativ, gjithmonë në frymën e respektit dhe korrektësisë.

Previous Post

Mickoski: BDI është simbol i krimit, korrupsionit dhe paaftësisë

Next Post

Krushopeku masovokisht në mbështetje të Muhamed Elmazit

Related Posts

Sport

Allegri dhe Chivu, trajnerët që iu kthyen besueshmërinë klubeve milaneze

04/11/2025
Sport

Është në vitin e fundit të kontratës, por Lewandowski s’është i turbulluar: Jam i qetë për të ardhmen…

04/11/2025
Sport

Struga merr fitore tjetër në kampionat, Rabotniçki dështon sërish

04/11/2025
Sport

Probleme për Barcelonën, mbrojtësi lëndohet gjatë stërvitjes

04/11/2025
Sport

Erdhi me shumë zhurmë te Real Madrid, i riu premtues i Los Blancos pranë kalimit te Lyon

03/11/2025
Sport

Erdhi me shumë zhurmë te Real Madrid, i riu premtues i Los Blancos pranë kalimit te Lyon

03/11/2025
Next Post

Krushopeku masovokisht në mbështetje të Muhamed Elmazit

Allegri dhe Chivu, trajnerët që iu kthyen besueshmërinë klubeve milaneze

04/11/2025

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk