Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Fc Shkupi përforcohet me Issah Kuka

23/09/2023
Fc Shkupi përforcohet me Issah Kuka
0
SHARES
34
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga sot skuadra jonë është përforcuar me edhe një futbollist, bëhet fjalë për sulmuesin nga Gana, Issah Kuka, i cili te Shkupi vjen në formë huazimi për një vit, me mundësi që në fund të sezonit të bëhet futbollist bardhekaltër.

Ganezi 21 vjeçar vjen te Shkupi nga skuadra e Premier Ligës së Ganës, nga skuadra e Hearts of Oak, ndërsa gjithashtu ka luajtur edhe me ekipin e Real Tamale. Në 41 ndeshje të luajtura ai ka shënuar 14 gola dhe gjithashtu ishte një nga asistuesit më të mirë të ekipit të tij.

Prezantimi i tij bëhet sot, shkaku që marrëveshja u arrit në ditën e fundit të afatit kalimtar dhe deri më tani duhej të pritet për vizë, e që u kompletua gjatë ditës së djeshme dhe tani Kuka është grumbulluar me ekipin dhe ka zhvilluar stërvitjet e para nën urdhrat e trajnerit Mlladen Zhizhoviç.

“Padyshim se jam shumë i kënaqur që kam arritur të jem pjesë e një skuadre të madhe. Kam parë që gjatë gjithë sezoneve Shkupi është në pozitat më të larta në tabelë dhe është pjesëmarrëse në garat e kualifikimeve të Ligës së Kampioneve, asaj të Evropës dhe Ligës së Konferencës. Andaj jam këtu që të luaj mirë, ta ndihmoj klubin dhe të shënoj gola dhe jam shumë i lumtur që u bashkova me klubin. Po pres minutat e para që të debutoj me ekipin dhe me padurim pres që të shënoj pasi kjo është detyra ime, që të ndihmoj klubin të jetë sa më lartë në renditje. Dua të potencoj se jam pritur shumë mirë nga bashkëlojtarët, të gjithë u treguan shumë të afërt me mua dhe më folën gjatë gjithë kohës, duke më treguar gjithçka, pasi ndodhë që ndonjë herë të mos kuptoj ndonjë moment, gjithashtu edhe nga stafi dhe kryesia e klubit jam pritur mrekullueshëm dhe këtë do të mundohem që tua rikthej me lojë të mirë dhe gola të shënuar. Sigurisht se mezi po pres që të paraqitem edhe para fansave tanë, për të cilët më kanë thënë se janë në numër të madh, andaj dua tu them se do të mundohem ti bëjë  të kënaqur me lojën që do të tregoj”, ka thënë Kuka.

Kujtojmë se ndeshjen e radhës ekipi ynë e luan të dielën në fushë mysafire në Ohër, kundër ekipit të Voska Sport.

Previous Post

AlternAtivA-Lëvizja Besa-Lëvizja Demokratike: BE-ja reagon, ndërsa Ali Ahmeti neglizhon dhe nënçmon. Kjo është situata reale që del nga ndryshimet në Kodin Penal

Next Post

Agim Ismaili: Kriminelët është më me rëndësi të lirohen, sesa të pafajshmit!

Related Posts

Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Maqedoni

Anulohet fitorja e Bashkimit ndaj Kozhufit, shtatë persona në Komision Disiplinor!

16/05/2025
Aktuale

Gashi: Formohet grupi Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit!

16/05/2025
Next Post
Agim Ismaili: Kriminelët është më me rëndësi të lirohen, sesa të pafajshmit!

Agim Ismaili: Kriminelët është më me rëndësi të lirohen, sesa të pafajshmit!

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk