Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

FBI konfirmon se po heton pasi ekipi i ish-Presidentit Trump akuzoi Iranin për sulm kibernetik

13/08/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

FBI tha të hënën se po kryen hetime pasi ekipi i fushatës i ish-Presidentit Donald Trump tha se ishin vjedhur dokumente të ndjeshme të fushatës, disa ditë pasi fushata akuzoi për një sulm kibernetik nga Irani.

FBI-ja lëshoi një deklaratë të shkurtër ku thuhej: “Ne mund të konfirmojmë se FBI po e heton këtë çështje”.

Ekipi i kandidatit republikan nuk dha prova konkrete të përfshirjes së Iranit, por pretendimi erdhi menjëherë pasi Microsoft lëshoi një raport që detajonte përpjekjet e agjentëve të huaj për të ndërhyrë në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara.

Në raport përmendej një rast në qershor kur një njësi e zbulimit ushtarak iranian i kishte dërguar një virus në formën e “një emaili ndaj një zyrtari të lartë të një ekipi të një fushate presidenciale nga një llogari emaili e komprometuar e një ish-këshilltari të lartë.”

I pyetur mbi pretendimin e ekipit të zotit Trump, misioni i Iranit në OKB mohoi që Teherani të ishte i përfshirë.

FBI po heton gjithashtu lidhur me një ndërhyrje të mundshme ndaj këshilltarëve të ekipit të fushatës së Presidentit Joe Biden dhe Nënpresidentes Kamala Harris, njoftoi të hënën gazeta Washington Post.

FBI e filloi hetimin për këtë ndërhyrje të mundshme në qershor, kur zoti Biden nuk ishte tërhequr nga kandidimi për një mandat të dytë, nën dyshimin se Irani qëndronte pas përpjekjeve për të vjedhur informacion nga dy fushatat presidenciale në Shtetet e Bashkuara, thotë gazeta duke cituar disa burime.

Ekipi i fushatës së zonjës Harris nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment./VOA

Previous Post

Lukashenko paralajmëron tërheqjen nga politika, përgatit ligjin për të mbrojtur veten pas largimit

Next Post

BE-ja i vjen në ndihmë Greqisë në luftën me zjarret

Related Posts

Botë

Izraeli pezullon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

19/10/2025
Botë

Aeroporti i Mynihut mbyllet përkohësisht pas raportimeve për dronë

19/10/2025
Aktuale

Grabitet Muzeu i Luvrit në Francë, mbyllen dyert për publikun

19/10/2025
Botë

Pritje deri në tri orë: Sistemi i ri Shengen shkakton kaos në kufi

19/10/2025
Botë

Kina e akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

19/10/2025
Botë

Mashtrime me miliona euro, Europol shkatërron rrjetin evropian të krimit kibernetik

18/10/2025
Next Post

BE-ja i vjen në ndihmë Greqisë në luftën me zjarret

Mucunski nga VMRO: Jemi në prag të një fitorjeje të madhe

19/10/2025

Izraeli pezullon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

19/10/2025

Si shkuan zgjedhjet, ministri i Brendshëm: U arrestuan 11 persona, dyshohen për shit-blerje të votave

19/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk