Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fazliu: Shko me Aliun! Por si do t’ia bësh me aktivistët e ndershëm, që besuan te ti me zemër?

12/05/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Bekim Fazliu – ish deputet

Do të ishte gjithçka në rregull nëse do ishe me Ali Ahmetin, por nuk duhej të kishe shkuar te konaku i babës së Komandant Shqiponjës pikërisht atëherë kur zemra e atij plaku po çahej nga dhimbja e vrasjes së të birit dhe kur vetë ai e akuzonte Alinë. Ai qante për drejtësi, ju hidhnnit gurë e dru ndaj Aliut, duke u betuar mbi plagët e të birit se ju ishit “ndryshe”!

Do të ishte në rregull të bëje aleancë me Alinë, por nuk është dashur ta akuzoje më herët për rastin “Monstra”, me shqiptarë të pafajshëm që po kalbin burgjeve. Disa nga familjarët e atyre djemve të besuan aq shumë sa dolën përkrah teje, politikisht! Sot duhet të kenë ulur kokën nga turpi, sepse është e ulët të luash me vuajtjen e dikujt për të mbajtur gjallë karrierën tënde të zymtë politike.

Në rregull, shko me Aliun!
Por si do t’ia bësh me aktivistët e ndershëm? Me ata që besuan te ti me zemër? Shumë prej tyre sot janë të papunë, sepse dy pasuesit e “Arbër Xhaferit” para teje, i tradhtuan, duke u kthyer në vegla të Musa dhe Talati Xhaferit. Ata e pësuan rëndë, por nuk u dorëzuan. Shpresuan dhe besuan se ti ishe ndryshe, sepse ti ashtu u premtove.
Feta Alimi u burgos padrejtësisht nga po kjo BDI! E quajte hero, e mbështete, the me zë të lartë se ishe ndryshe nga të tjerët. E sot, po del më i zi se ai që dikur e quaje tradhtar.

Po viktimave të Llaskarcës? Po spitalit modular në Tetovë? Çfarë do t’ju thuash familjeve të tyre? Ti vetë i akuzoje qeverinë, BDI-në, sistemin. Po tani, pse hesht? Pse ka ca kohë që sillesh sikur s’ka ndodhur asgjë?

Po popullit shqiptar, çfarë do t’i thuash?
Ke vite që e akuzon Alinë për çdo gjë. Të kujtohet kur e quaje Don Kishot, shef krimi, manipulues. Vetëm pak muaj më parë, kur iku Artani, the: “Tani është radha e shefit të tij se ai nuk bën asgjë pa lejen e shefit!”

Në fund, kur pa turp të kesh manipuluar këta të tjerët, vetes çfarë do t’i thuash???

P.S. Po, edhe VLEN duhet kritikuar, ca funksionarë të saj madje edhe duhet gjuajtur me vezë. Disa edhe duhet pështyrë. Por asesi, e potencoj, asesi dhe me asnjë kusht nuk duhet të kthejmë BDI-në, jo këtë BDI me të njejtat fytyra të vjetra, të lodhura e të neveritura që kanë shkaktuar vetëm dëme shqiptarëve. Është njësoj sikur të ftohesh për darkë nga ai xhelati yt e ti t’i ulesh në tryezë me shpresën se këtë herë nuk do të të bëjë keq! Dy herë vetëm budallai bie në të njëjtën gropë, e ne po biem 20 vite rresht!” – ka shkruar ish deputeti më i zërshëm në parlament, Bekim Fazliu.

Previous Post

Mexhiti- Taravarit: Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë

Next Post

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 23 gradë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 23 gradë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk