Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Fatmir Limani: Nuk ka shoqëri të emancipuar pa respektuar gratë/ VLEN me 35% kandidate femra në listën për këshilltarë në Kërçovë

02/10/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Forumi i Gruas VLEN – Kërçovë zhvilloi takim të veçantë, me pjesëmarrje edhe të kandidatit për kryetar të Komunës së Kërçovës, z. Fatmir Limani. Z. Limani theksoi rolin jetik që kanë gratë në jetën politike dhe shoqërore. Ai u shpreh se vizioni, përkushtimi dhe vendosmëria e grave do të jenë përcaktuese për fitoren më 19 tetor, duke nënvizuar se pa angazhimin e tyre nuk mund të ketë ndryshim të vërtetë.

“Nuk ka një program timin vetëm për për gratë, sepse gratë janë bashkëqeverisëse në familjet tona, janë bashkëkomandante dhe shpesh edhe komandante të vërteta. Nëna ime është komandantja ime, për shembull. Me këtë ndjeshmëri, të mbështetur në traditën më të mirë shqiptare dhe në përvojën botërore, ne kemi siguruar listën me 35% gra. Në garën e ardhshme do të kemi mbi 50%. Madje, kemi vendosur në krye të listës një grua, një nënë dhe edukatore shembullore, e cila për më shumë se tre dekada ka edukuar breza të tërë në gjimnazin e Kërçovës.” – tha Limani.
Për herë të parë në historinë e Kërçovës, bartëse e listës fituese është një grua, znj. Teuta Ahmedi Purellku, e cila e cilësoi këtë hap si moment historik për qytetin:
“Falë vizionit dhe lidershipit të kryetarit të ardhshëm të Kërçovës, z. Fatmir Limani, sot kemi një listë ku gratë janë në ballë të ndryshimit. Jam këtu jo vetëm si kandidate, por si një grua që njeh dhimbjen, sakrificën dhe forcën e çdo nëne, çdo vajze dhe çdo familjeje. Kërçova nuk do të ndalet më! Do të ndërtojmë një qytet të barabartë për gra e burra, një qytet të sigurt për fëmijët tanë dhe një vend ku rinia nuk ikën, por qëndron me shpresë dhe dinjitet. Ky është vizioni ynë, premtimi ynë – dhe së bashku kjo do të jetë fitorja jonë!”
Takimi u zhvillua në një atmosferë entuziazmi e pjesëmarrjeje masive. Në të morën pjesë edhe deputetja e zonës Valbona Adili-Emini, si dhe Mimoza Musa, Imerlije Saliu dhe Katlrina Beqiri.
Në fund, në mënyrë solemne, kandidati Fatmir Limani nënshkroi me të pranishmet “kontratë për ndryshim”, duke i dhënë formë vizionit për një Kërçovë të barabartë, të drejtë dhe të zhvilluar për dekadat që vijnë.

Previous Post

Bora e parë në Kukës, Edi Rama publikon foto

Next Post

Shkarkohet gjykatësi Enver Bexheti

Related Posts

Maqedoni

Ibrahimi: Fituam 10 komuna, VLEN forca e dytë politike në Maqedoni!

02/11/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: DITË E TRISHTË SOT !

02/11/2025
Maqedoni

Mickoski: Kjo fitore është e përbashkët

02/11/2025
Maqedoni

Adnan Azizi: Konfirmoj fitoren bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollnen…

02/11/2025
Maqedoni

Pas numërimit të 100% të votave në Bogovinë, Feti Abazi fiton bindshëm

02/11/2025
Maqedoni

Rezultatet përfundimtare në Dibër, Fisnik Mela fiton ndaj Ramadan Imerit

02/11/2025
Next Post

Shkarkohet gjykatësi Enver Bexheti

Ibrahimi: Fituam 10 komuna, VLEN forca e dytë politike në Maqedoni!

02/11/2025

Fatmir Limani: DITË E TRISHTË SOT !

02/11/2025

Mickoski: Kjo fitore është e përbashkët

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk