Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tubim madhështor u organizua në Vjenë, ku komuniteti i mërgatës shqiptare u mblodh për të mbështetur kandidaturën e Fatmir Limanit për kryetar të Komunës së Kërçovës. Ngjarja u shndërrua në një manifestim të fuqishëm solidariteti dhe shprese për një të ardhme më të mirë të vendlindjes. Në këtë tubim morën pjesë personalitete të shquara nga diaspora dhe nga politika vendore, duke treguar qartë se mërgata po kthehet në një faktor kryesor për ndryshimin e Kërçovës.

Fatmir Limani, kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, falënderoi ngrohtësisht gjithë të pranishmit, veçanërisht mërgatën, për mbështetjen e fuqishme që i dhanë gjatë këtij tubimi. Ai theksoi se koha e pritjes dhe indiferencës ka marrë fund, dhe tashmë është momenti për veprime konkrete dhe të përbashkëta.

“Vetëm një mandat më duhet ta sjell ndryshimin, sepse i dyti do të jetë absolutisht mandat i brezit më të ri se unë. Me mua, Kërçova do të shndërrohet në njëlloj kryeqendre të rajonit në infrastrukturë, mjekësi, shkollim etj. Ne do ta bëjmë spitalin me çdo kusht, sepse nuk ka kthim mbrapa. Spitalin nuk mund ta bëjë dikush që i dërgon familjarët e vet në spitalet e Vjenës, Berlinit apo diku tjetër. Unë jam dikush që e dërgoj nënën time në spitalin ekzistues, i di kushtet e tij dhe jam i betuar për ndryshim. Nëse mërgata, apo të rinjtë kanë ardhur më pak këtë vit, kjo ka ndodhur edhe sepse ata nuk kanë besim se ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre në rast sëmundjeje.”

Kandidati Limani nënvizoi se 130 milionë eurot e segmentit të Korridorit 8, përmbyllja e spitalit në vitin 2029, përmbyllja e kanalizimit dhe ujësjellësit për vendbanimin e Zajazit etj., do të krijojnë vende pune dhe financim për kompanitë vendore. Ai dha pjesë të programit të tij për rininë e mërgatës, siç janë lehtësitë fiskale për 5 vjet, mbështetja me krah pune të kualifikuar dhe për eksportin e produkteve të gatshme.

Limani shpjegoi arsyet e rreshtimit të tij aktual:
“Kam luftuar gjithmonë për krijimin e hapësirave për të rinjtë e më të aftët dhe jam larguar kur kam parë stagnimin e kuadrove, diçka që ka inkurajuar dëbimin e rinisë në mërgim’’.

Drita Çacaj, këshilltare në Bashkinë e Vjenës, tha se e vlerëson jashtëzakonisht programin për rininë në ofertën elektorale.

Një bashkëvendase nga Kërçova, që e mori fjalën, tha:

“Kemi qenë të detyruar të largohemi nga mungesa e mundësive në vendlindje. Vetëm 3% e gjeneratës së vitit 1989, që ishte e artë, u punësua, ndërsa 97% nuk gjeti asnjë mundësi punësimi. Falë Fatmir Limanit, në detyrën e tij të mëparshme, u punësua vëllai im.”

Analisti i njohur dhe këshilltari politik i ftuar atje, Mentor Nazarko, u shpreh se ndjen në këtë tubim frymën e ndryshimit.

“Rinia e mërgatës sjell ndryshimin nëse voton masivisht. Fryma e saj, që pamë në Europianët e futbollit, është baza e një lëvizjeje të fuqishme që mund t’i japë fund epokës së stagnimit kudo në viset shqiptare.
Vlerat që përfaqëson Fatmir Limani, si humanizmi, fjala e mbajtur, vizioni, fryma e patriotizmit modern dhe shto këtu bashkëpunimin komunë–qeveri, janë garanci për zhvillim të qëndrueshëm.
Ai mund të jetë pikë referimi për investime nga Shqipëria, sepse sot shqiptarët janë shumë të fortë,” – tha Nazarko.

Në fjalën e tij, Shefqet Balaj, këshilltar komunal në Horrent dhe anëtar i Partisë ÖVP në Austri, theksoi:

“Kërçova ka nevojë për një lidership të ri, të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, i cili do të jetë zëri i komunitetit në çdo sfidë dhe do të punojë për zhvillim dhe bashkim të qëndrueshëm. Fatmir Limani është pikërisht njeriu që sjell këtë frymë të re dhe shpresë për qytetarët.”

Teuta Ahmedi Purellku, bartëse e listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN në Kërçovë, vuri në pah rolin e rëndësishëm të grave në politikë:

“Ne do të ndryshojmë gjendjen në shkollat tona që po boshatisen dhe do të angazhohemi fuqishëm për kthimin e rinisë së mërgatës, që shpesh ka qenë pjesa më e mirë e nxënësve të mi,” tha ajo.
Mazllam Osmani, drejtor i Qendrës për Kulturë në Kërçovë, nënvizoi rëndësinë e kulturës si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe programin e shpresës që përfshin zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social:
“Kandidatët e tjerë, nëse duan të tregohen heronjë, të japin dorëheqje dhe t’i bashkohen vizionit të Fatmir Limanit për ndryshim. Kësisoj do ta fitojmë Kërçovën që në raundin e parë.

Në përmbyllje të tubimit u bë thirrje e hapur për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale më 19 Tetor, duke theksuar se çdo votë ka rëndësi vendimtare për të ardhmen e Kërçovës:

“Çdo qytetar ka fuqinë të ndryshojë fatin e vendit të tij. Me bashkëpunim dhe vendosmëri, do të ndërtojmë Kërçovën e së ardhmes. Ju ftojmë të jeni pjesë aktive e këtij ndryshimi më 19 tetor.

Previous Post

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

Next Post

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025
Maqedoni

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

12/10/2025
Maqedoni

VMRO-DPMNE: “14 milionë euro nga një tender i vetëm të Markovski Company me REK dhe ESM – a përfunduan tek Zaev dhe Filipçe në Bullgari?”

12/10/2025
Maqedoni

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

12/10/2025
Maqedoni

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, do të mbështes kandidatin e VLEN-it

12/10/2025
Aktuale

Moti sot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare

12/10/2025
Next Post

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

Kelmendi jep detaje nga Exit Poll-i: Ndoshta gjysma e komunave të mëdha shkojnë pa balotazh

12/10/2025

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk