Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fatime Fetai kandidate për kryeprokurore në vend të Jovevskit

15/12/2023
Fatime Fetai kandidate për kryeprokurore në vend të Jovevskit
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deri në ditën e fundit të mvylljes të konkursit për Prokuror Publik të Shtetit, në Kuvend kanë mbërritur tri kandidatura, ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë afat per kandidaturat që eventualisht janë dërguar me postë. Në garë deri më tani janë Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë e Shkupit, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore dhe Ljupço Kocevski nga Prokuroria Publike Republikane.

Konkursin për prokuror të ri të shtetit Kuvendi e shpalli më 27 nëntor, një muaj para skadimit të mandatit të prkurorit aktual Ljubomir Joveskit, edhe pse ai tashmë në shtator e kishte njoftuar Kuvendin se mandati i përfundon në fund të dhjetorit.

Ligji për Prokuroritë Publike kufizon se kush mund të bëhet prokuror i shtetit. Ndryshe nga dikur, kur konkuronin edhe avokatë dhe profesorë, tani mund të emërohet vetëm prokurorë apo gjyqtarë penalë me përvojë 10 vjeçare të pandërprerë.

Fatime Fetai është prokurore nga viti 2011 në Prokurorinë Publike të Shkupit. Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë pasi u zgjodh në PSP. Nga prilli i vitit 2021 është në Prokurorinë e Lartë të Shkupit. Vitin e kaluar ka aplikuar për të qenë në krye të kësaj prokurorie, por në momentin e fundit është tërhequr.

Lidija Raiçeviq është prokurore në Prokurorinë Publike të Shkupit që nga viti 2003 dhe për një mandat ka punuar si prokurore për krim të organizuar dhe korrupsion. Rastet e saj më të njohura janë rasti i ish-drejtorit të Onkologjisë Nino Vasev, vrasja e Pino Secondo, rasti “Rover” kundër Ljube Boshkovskit dhe rasti “Erasmus”.

Ljupço Kocevski ishte 16 vjet avokat, nga ku në vitin 2008 u zgjodh prokuror në Prokurorinë e Lartë të Gostivarit. Në janar të vitit 2022, ai u gradua në zyrën e prokurorit publik.

Previous Post

Shqipëria ia kthen Maqedonisë 20 ikona të kishave dhe manastireve që ishin grabitur

Next Post

Blero vendos të largohet vullnetarisht nga Big Brother VIP Kosova 2

Related Posts

Maqedoni

SHBA paralajmëron: Lista e zezë mund të zgjerohet, politikanët e Maqedonisë së Veriut në shënjestër

17/09/2025
Maqedoni

Izet Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” do të sjellë zhvillim dhe përparim në Çair

17/09/2025
Maqedoni

MMJPH: Cilësia e ajrit në Trubarevë brenda kufijve të lejuar

17/09/2025
Maqedoni

Murtezani në Pragë,takim me ministrin çek Dvorzhak – Vizion i përbashkët për rajon të integruar evropian

17/09/2025
__kateg

Forcohen marrëdhëniet me Tiranën, Gashi fton Peleshin në vizitë zyrtare

17/09/2025
Maqedoni

Mendi Qyra paralajmëron fushatë të civilizuar dhe qytetare pa ofendime ndaj oponentëve politikë

17/09/2025
Next Post
Blero vendos të largohet vullnetarisht nga Big Brother VIP Kosova 2

Blero vendos të largohet vullnetarisht nga Big Brother VIP Kosova 2

SHBA paralajmëron: Lista e zezë mund të zgjerohet, politikanët e Maqedonisë së Veriut në shënjestër

17/09/2025

Izet Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” do të sjellë zhvillim dhe përparim në Çair

17/09/2025

Putin “po i teston limitet”, paralajmëron Merz

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk