Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Familjarët kërkojnë të rihapet hetimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës

03/04/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Njëri nga familjarët e të vdekurve në Spitalin Modular në Tetovë, Mumin Ismaili, kërkoi nga kryeprokurori, Lupço Kocevski, që të rihapet hetimi për spitalin modular në Tetovë dhe procedura gjyqësore të zhvillohet, siç thotë Ismaili, pa ndikim partiak ose të biznesit.

Ismaili kërkon që ekspertiza gjermane të jetë si provë kyçe në këtë hetim dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.

“Si familjarë të viktimave kërkojmë nga ju që të rihapet hetimi për të gjithë fajtorët e vërtetë të zjarrit në Spitalin Modular në Tetovë, të formoni një ekip të pavarur që do të shqyrtojë të gjitha aspektet e rastit, përfshirë edhe zvarritjen eventuale të procedurës nga prokurorët. Të garantoni se procedura gjyqësore do të zhvillohet pa ndikim partiak apo të biznesit. Të siguroni transparencë dhe përgjegjësi në punën tuaj. Ekspertiza gjermane të jetë si provë kyçe në këtë hetim. Ne nuk do të heshtim, do të vazhdojmë të flasim për të dashurit tanë që i humbëm.”, – theksoi familjari i viktimave të modularit, Mumin Ismaili.

Javën e kaluar në Tetovë u protestua para Gjykatës Themelore të Tetovës, për shkak të mos sjelljes së drejtësisë për këtë rast. Ky reagim erdhi të enjten pak minuta para se të fillojë seanca e rigjykimit për zjarrin në Spitalin Modular, e cila po zhvillohet në Gjykatën e Tetovës.

Në këtë rast akuzohen ish-drejtori mjekësor i spitalit, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, dhe spitali i Tetovës si person juridik. Besimi dhe Etemi akuzohen për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa IShP Spitali Klinik i Tetovës, për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti rigjykohet pasi Gjykata e Apelit të Gostivarit e ka kthyer lëndën në Gjykatën Themelore në Tetovë.

Previous Post

Taksa 10% ndaj mallrave amerikane, Osmani i kërkon Kurtit ta pezullojë

Next Post

Ushtria gjermane do të pajiset me dronë për herë të parë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Ushtria gjermane do të pajiset me dronë për herë të parë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk