Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Fakulteti Juridik në Tetovë ia dorëzoi Artan Grubit vendimin për largimin nga puna

08/01/2025
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës, Safet Emurli, informoi për MIA-n se Artan Grubit, i cili është i punësuar si profesor në drejtimin e Gazetarisë, i është dërguar vendim për largim nga puna.

Një pjesë e mediave informoi se procedura e largimit nga puna ka nisur pasi ai nuk është paraqitur në punë gjatë muajit dhjetor. Grubi ishte i punësuar aty që nga viti 2012, ndërsa për shkak të kryerjes së funksionit publik, vendi ishte në pushim deri në gusht të vitit 2024 kur u kthye në punë.

“Procedura ka përfunduar me largim nga puna të personit të përmendur. Pra nuk është më i punësuar në Universitetin e Tetovës. Vendimi për largim nga puna i është dërguar me postë dhe në mënyrë elektronike në e-mailin zyrtar”, deklaroi Emurli për MIA-n.

Në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës në përputhje me nenin 82, thuhet se punëdhënësi mund t’ia anulojë kontratën e punës punëmarrësit pa paralajmërim në rast të shkeljes së rendit dhe disiplinës së punës ose mospërmbushjes së detyrimeve të punës të përcaktuara me këtë ose ligj tjetër, marrëveshje kolektive, rregullat për rendin dhe disiplinën e punës dhe kontratën e punës, e veçanërisht nëse punëmarrësi mungon në mënyrë të paarsyeshme nga puna për tri ditë pune radhazi ose pesë ditë pune gjatë vitit.

Më 9 dhjetor të vitit 2024, Grubi ishte në të ashtuquajturën Lista e Zezë e Departamentit amerikan të Shtetit, nga ku treguan se së bashku me një gjyqtar janë përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke marrë ryshfet për rastet që kanë të bëjnë me ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijalkov. Ndaj tij është nisur edhe procedimi penal për çështjen “Lotaria Shtetërore”

Previous Post

Olsa Muhameti reagon ‘ashpër’ pas hyrjes së Gjestit në BBVA!

Next Post

Publikohet video! Sasho Mijallkov filmohet në Monako me “Ferrari”

Related Posts

Maqedoni

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Maqedoni

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

12/10/2025
Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Next Post

Publikohet video! Sasho Mijallkov filmohet në Monako me “Ferrari”

Justin e Hailey bëjnë lëvizjen e radhës, për përvjetorin e martesës

12/10/2025

Kroacia e mposht me vështirësi Gjibraltarin, vazhdon si lider i grupit

12/10/2025

Muhamet Elmazi: Saraji sonte tregoi fuqinë e vërtetë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk