Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tetovës përgatit brokerët e së ardhmes

15/03/2023
Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tetovës përgatit brokerët e së ardhmes
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Studentët e Fakultetit Ekonomik, të drejtimit Financa dhe kontabilitet në kuadër të lëndës Tregjet dhe institucionet financiare, janë të parët studentë nga të gjitha universitetet shqiptare, që u është siguruar mundësia e njohjes dhe tregtimit real me aksione dhe obligacione në Bursën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo është arritur falë angazhimit të Fakultetit Ekonomik, për të fituar zyrtarisht të drejtën e hapjes së një lige speciale në Bursën e Maqedonisë së Veriut në emër të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës. Me këtë, studentët do të kenë mundësi që në kuadër të lëndës Tregjet dhe institucionet financiare dhe nën udhëheqje të profesoreshës Doc. Dr. Vjollca Hasani – Limani të krijojnë portfolio investimesh në letra me
vlerë, konkretisht në aksione dhe obligacione. Secili student është pajisur me një profil personal dhe u janë ndarë nga 500,000 denarë para virtuale, me të cilët mund të realizojnë transaksionet në bursën virtuale, blerjen dhe shitjen e aksioneve dhe obligacioneve me çmimet reale dhe në letra me vlerë të kompanive më të mëdha vendore të cilat aktualisht kuotojnë në Bursë. Me një fjalë, këta studentë gjatë gjithë semestrit do ta ushtrojnë në praktikë profesionin e brokerit të investimeve në letra me vlerë.

Studentët që do të arrijnë të krijojnë portfolio më të madhe dhe me normë fitimi më të lartë në vend, do të shpërblehen nga Bursa e Maqedonisë së Veriut. Për fitimin e vendit të parë do të shpërblehen me: Abonim vjetor në produktin Bestnet për monitorimin e tregtimit të aksioneve të drejtpërdrejta; Vizitë në një nga trajnimet në kuadër të Qendrës së Trajnimeve të Bursës së Maqedonisë (sipas zgjedhjes së fituesit); Manuali i Tregtisë së Letrave me Vlerë. Për fitimin e vendit të dytë: Abonim vjetor në produktin Bestnet për monitorimin e tregtimit të aksioneve të drejtpërdrejta; Manuali i Tregtisë së Letrave me Vlerë.

Për fitimin e vendit të tretë: Vizitë në një nga trajnimet në kuadër të Qendrës së Trajnimeve të Bursës së Maqedonisë (sipas zgjedhjes së fituesit).

Previous Post

Mediat e Moldavisë: Është parandaluar atentati ndaj Bujar Osmanit?!

Next Post

18 me 0, Këshilli i Butelit heq nga Plani Urbanistik ndërtesat shumëkatëshe

Related Posts

Maqedoni

Detaje nga vrasja në Shtip, i dyshuari për vrasje ka blerë pistoletën në Shkup

10/05/2025
Maqedoni

VLEN: Pastruam rrugët, tani radhen e kanë fosilet e pushtetit lokal!

10/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

10/05/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti nga Struga: Do të qëndrojmë të palëkundur, të bashkuar dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture

09/05/2025
Aktuale

Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale

09/05/2025
Maqedoni

Rokas: Maqedonia e Veriut është vendi i parë që mori fonde nga Plani i Rritjes për Ballkani Perëndimor

09/05/2025
Next Post
18 me 0, Këshilli i Butelit heq nga Plani Urbanistik ndërtesat shumëkatëshe

18 me 0, Këshilli i Butelit heq nga Plani Urbanistik ndërtesat shumëkatëshe

Detaje nga vrasja në Shtip, i dyshuari për vrasje ka blerë pistoletën në Shkup

10/05/2025

VLEN: Pastruam rrugët, tani radhen e kanë fosilet e pushtetit lokal!

10/05/2025

Parashikimi i motit për sot

10/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk