Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Tech & Auto

Facebook nis betejën me TikTok: Si mund të fitoni para nga ‘Story’-t

24/03/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Facebook ka prezantuar një mundësi të re që u lejon përdoruesve të fitojnë para nga postimet në ‘Story’.

Opsioni i monetizimit global është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit me statusin ‘creators’ që janë pjesë e programit Facebook Content Monetization.

Me këtë risi, gjiganti i medias sociale dëshiron të ofrojë një burim të ri të ardhurash për përdoruesit duke i nxitur që të postojnë më shumë.

‘Creators’ mund të monetizojnë përmbajtjet ekzistuese

Përdoruesit mund të fitojnë para nga përmbajtjet që krijojnë dhe shpërndajnë duke i postuar në Facebook Story. Për shembull, nëse një ‘creator’ bën një Reel, mund të shpërndajë një pjesë të tij në Story për të fituar para. Kjo vlen edhe për përmbajtjet e tyre të zakonshme.

Nuk ka prag për përfitimet

Pagesat përcaktohen nga performanca e ‘Story’-ve. Përdoruesit mund të fitojnë para pa pasur nevojë që të arrijnë një prag specifik për shikimet. Kjo strategji e re synon të tërheqë ‘creators’ të TikTok në Facebook dhe Instagram duke u ofruar bonuse financiare, marrëveshje për përmbajtjen dhe mbështetje në rritjen e komunitetit të tyre.

Programi i monetizimit

Përdoruesit e regjistruar në programin Facebook Content Monetization që kanë të aktivizuar monetizimin e përmbajtjes nuk duhet të bëjnë ndonjë veprim shtesë. Programi i prezantuar vitin e shkuar sjell reklama gjatë transmetimeve, Reels dhe bonus për performancën. Me testimin te pjesëmarrësit beta, Facebook tani po aktivizon monetizimin e Story për të gjithë përdoruesit.

Planet e ardhshme

Në 2024, miliona ‘creators’ u ftuan për t’iu bashkuar programit. Facebook mendon që këtë vit të ofrojë regjistrim të hapur. Përdoruesit që s’janë pjesë e programit mund të shprehin interesin përmes një ftese në faqen e internetit të programit. Që prej vitit 2017 kur prezantoi monetizimin, Facebook ka paguar mbi 4 milionë përdorues dhe thanë se gjatë 2024-ës, ata kanë fituar mbi 2 miliardë dollarë nga platforma./living/

Previous Post

Arsyet pse alergjitë përkeqsohen gjatë mëngjesit – si t’i trajtoni

Next Post

”Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”, sot protesta në Shkup dhe Tetovë

Related Posts

Tech & Auto

Ndërron jetë komandanti i Apollo 13

08/08/2025
Tech & Auto

OpenAI prezanton GPT-5, një hap i madh drejt inteligjencës artificiale

08/08/2025
Tech & Auto

OpenAI prezanton ChatGPT‑5: Inteligjenca artificiale arrin një nivel të ri

07/08/2025
Botë

Ky është çmimi tronditës që thuhet se Apple po paguan për tarifat e Trumpit

02/08/2025
Tech & Auto

Mira Muratin nuk e ‘tradhton’ askush! Bashkëpunëtorët e saj refuzojnë oferta 1 mld dollarë nga kompani të mëdha

01/08/2025
Tech & Auto

Sa pritet të kushtojë iPhone i palosshëm?

31/07/2025
Next Post

”Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”, sot protesta në Shkup dhe Tetovë

Aliu: Po punojmë drejt avancimit të sistemit shëndetësor, përfshirë dhe përmirësimin e sistemit “Termini im”

20/08/2025

KSHZ: Ka filluar afati për dorëzim të emrave dhe listave

20/08/2025

Liri për çlirimtarët/ Më 14 shtator protestohet në Hagë

20/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk