Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Evropa mund të përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat

03/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet evropiane mund të përballen me një faturë në vlerë prej një trilion dollarësh për riarmatim, në dritë të kërcënimit në rritje nga Rusia dhe rishikimit të ri të mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara, që mund të sjellë një tërheqje dramatike të forcave amerikane nga kontinenti, u tha në një raport të publikuar më 3 shtator.

Raporti prej 106 faqesh i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), me seli në Londër, evidenton mangësi në të gjitha fushat: në prodhim, inteligjencë dhe pajisje ushtarake si raketat me rreze të gjatë veprimi apo në sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Një nga arsyet kryesore për këtë urgjencë më të madhe është kërcënimi ushtarak nga Rusia dhe pasiguria mbi angazhimin e SHBA-së për mbrojtjen e aleatëve evropianë”, thuhet në raport.

“Teksa vlerësimet strategjike ndryshojnë midis vendeve evropiane për atë se sa shpejt forcat ruse mund të përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për NATO-n në Evropë, afatet e tyre zakonisht variojnë nga dy deri në pesë vjet”.

Ndërkaq, Rishikimi global i forcave të Pentagonit pritet të publikohet gjatë këtij muaji dhe të paraqesë një zhvendosje të burimeve ushtarake nga Evropa për në Azi/Paqësor.

“Disa zyrtarë të NATO-s besojnë se një reduktim deri në 30 për qind i trupave amerikane mund të ndodhë”, thuhet në raportin e titulluar “Përparimi dhe Mangësitë në Mbrojtjen e Evropës: Një Vlerësim”.

Rritja e buxheteve për ushtritë

Udhëheqësit evropianë gjatë këtij viti kanë bërë plane në mënyrë se si t’iu përgjigjen këtyre sfidave. Në mars, në një samit të Bashkimit Evropian udhëheqësit u zotuan se do të shpenzojnë miliarda në mbrojtje, teksa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti një “moment përcaktues për Evropën”.

Kreditë e mbështetura nga BE-ja deri në 150 miliardë euro janë vënë në dispozicion të shteteve anëtare për të forcuar ushtritë e tyre, dhe rregullat e borxhit të Eurozonës janë zbutur sa i përket shpenzimeve ushtarake.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar vazhdimisht aleatët evropianë të NATO-s se nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtje dhe mbështeten shumë në fuqinë ushtarake të SHBA-së. Por, së fundi ai i ka lavdëruar ata pasi janë zotuar se do të shpenzojnë më shumë, veçmas pas samitit të NATO-s që u mbajt në qershor, kur shtetet anëtare u pajtuan që të rrisin buxhetet për mbrojtje në 5 për qindtë Bruto Prodhimit të Brendshëm.

Por, raporti i IISS vë në pah se kjo nuk është vetëm çështje parash. Një problem kyç, sipas raportit, do të jetë ndërtimi i kapaciteteve ushtarake.

“Industritë e mbrojtjes të Evropës vazhdojnë të përballen me sfida në rritjen e prodhimit aq shpejt sa kërkohet, teksa shumë ushtri evropiane nuk arrijnë të përmbushin objektivat e tyre për rekrutim”, u tha në raport.

Në raportin e IISS-së theksohet se Mbrojtja e integruar ajrore dhe raketore (IAMD) është një fushë ku Evropa është veçmas e cenueshme.

Komandantë aktualë dhe ish-komandantë ushtarakë amerikanë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se mburoja ajrore e Evropës nuk është e përgatitur për t’u përballur me shkallën e kërcënimit nga Rusia.

“Ju e shihni çfarë ka ndodhur në qytetet e mëdha të Ukrainës. E njëjta gjë do të mund të ndodhte edhe në disa nga qytetet e mëdha të Evropës”, tha në prill për Radion Evropa e Lirë, Philip Breedlove, ish-komandant suprem i NATO-s në Evropë.

Raketat me rreze të gjatë veprimi

Një tjetër dobësi që është vënë në pah në raportin e IISS-së janë raketat me rreze të gjatë veprimi.

Vendet evropiane kanë raketa shumë efektive lundruese – që lëshohen nga ajri – sikurse raketat anglo-franceze Storm Shadow/Scalp apo sistemin gjerman, Taurus.

Ndërkaq, Ukraina – e cila nuk është anëtare e NATO-s – së fundi ka prezantuar raketat e saj të reja lundruese Flamingo.

Por, “vetëm pak aleatë evropianë aktualisht kanë sisteme tokësore për sulme precize dhe me rreze të gjatë, ndërsa në aspektin detare, vetëm Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë raketa lundruese det-tokë me rreze veprimi prej 1.000 kilometrash”, thuhet në raport.

“Projekti Qasja Evropiane për Sulme me Rreze të Gjatë [ELSA] është, potencialisht, përpjekja më e rëndësishme evropiane për të zgjatur kapacitetin e saj konvencional për sulme tokësore deri në, dhe ndoshta përtej, 2.000 kilometrave”, thuhet më tej në raport.

Projekti është lansuar nga Franca, Gjermania, Polonia dhe Italia. Më vonë, këtij projekti iu bashkua Britania, Suedia dhe Holanda.

Dobësitë e tjera të përmendura në raport përfshijnë mungesën e aeroplanëve për vëzhgim dhe inteligjencë, “kapacitete sovrane për përpunimin e të dhënave në shkallë të gjerë” dhe procesi i ngadaltë e i pakoordinuar i prokurimit.

Kërkesat për shpenzime vijnë në kohën kur qeveritë evropiane përballen po ashtu me presione të mëdha për shpenzimet joushtarake në fusha të ndjeshme si shëndetësia, arsimi dhe çështje sociale.

Përballimi i këtyre sfidave, u tha në raport, “do të kërkojë që shumë aleatë evropianë të NATO-s të ndërmarrin rreziqe të mëdha financiare dhe të marrin vendime shumë të vështira politike”.

Previous Post

Ky është parashikimi i motit për sot

Next Post

Ndryshim i regjimit të trafikut në rrugën Gostivar – Tetovë dhe anasjelltas

Related Posts

Botë

Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

01/11/2025
Botë

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

01/11/2025
Botë

E rëndë/ 3 skiatorë gjermanë humbin jetën pas një orteku në Tirolin e Jugut në Itali

01/11/2025
Botë

Historia e veçantë që lidh kryeministrin potencial të Holandës me Kosovën

01/11/2025
Botë

Lufta në Gaza, 5 të vdekur dhe 17 trupa të gjetur brenda 24 orëve

01/11/2025
__kateg

Masakër në Sudan: Satelitët zbulojnë njolla gjaku në El Fasher-mbi 2 mijë civilë të vrarë

01/11/2025
Next Post

Ndryshim i regjimit të trafikut në rrugën Gostivar – Tetovë dhe anasjelltas

VLEN: Me një zë, shqiptarët vulosën fundin e epokës së Ahmetit!

03/11/2025

Haqim Ramadani kërkon takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë

03/11/2025

Moti me vranësira të ndryshueshme

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk