Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Eva Buzo: Jetova historinë e mijëra emigrantëve, vura amanetin e gjyshit në vend

20/08/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eva Buzo e para grua që kaloi me not kanalin e Otrantos duke përmbyllur sfidën personale të lënë përgjysmë një vit më parë, e gjejmë sot në zonën e Skelës. Në një intervistë të sinqertë për Top Channel, nga shtëpia muze e Pavarësisë, Eva e nis rrëfimin duke treguar rrënjët e saj shqiptare.

“Gjyshi im është shqiptar, kjo është arsyeja që unë ndodhem në Shqipëri, dhe e ndjej veten pjesë të Shqipërisë. Ndihem keq që gjyshi nuk erdhi më në Shqipëri që kur u largua nga Berati. E ndjej si përgjegjësi të plotësoj dëshirën e tij të fundit, të takoj familjarët e tij dhe të mitë”.

Australiania me origjinë shqiptare tregon se jo vetëm për të çuar në vend amanetin e gjyshit, por edhe për ta bërë të njohur Shqipërinë në vendin ku jeton, ndërmori këtë sfidë.

“Jetoj në Australi, dhe ata nuk kanë informacion të saktë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shumë më pyesin ku ndodhet Shqipëria, dhe unë iu them poshtë çizmes së Italisë. Kur jam futur në Olimpiadën e notit për herë të parë, e dija që Shqipëria dhe Italia ishin shumë afër si pozicion, e mata dhe ishte një distancë rreth 74 km dhe mendova që duhet ta bëjë këtë sfidë. Deri në atë moment distanca më e largët që kisha bërë ishte 20 km, dhe mu desh kohë të përgatitesha mendërisht dhe fizikisht. E fillova këtë sfidë vitin e kaluar, por mendja ime pas 20 orësh not u dorëzua, ndërkohë që trupi ishte mirë fizikisht. Këto 12 muaj kam punuar më shumë me pjesën psikologjike sesa fizike, dhe rezultati tregoi se çdo gjë mu shpërblye”.

Ditë dhe net në det, kjo sfidë sfilitëse, tregon Eva mes lotësh e ka bërë të jetojnë historinë e mijëra shqiptarëve që e kanë përdorur kanalin e Otrantos për të emigruar, madje edhe të atyre që kanë humbur jetën

“Kam jetuar historinë e gjithë shqiptarëve që kanë kaluar këtë kanal për të gjetur një jetë më të mirë përtje brigjeve shqiptare. Si avokate që jam, punoj me çështje sociale dhe gjithmonë kërkoj që njerëzit të jenë pozitivë me emigrantët. Kur isha duke notuar, nuk kisha si të mos kujtoja historitë e dhjetëra shqiptarëve që janë mbytur duke kërkuar një jetë më të mirë”.

Ndryshe nga një ditë më parë kur preku brigjet e Karaburunit pasi notoi për 35 orë e 17 minuta në një gjatësi 92 km, e nuk mund të fliste, sot Eva i ka të qarta idetë e saj. Sfida e radhës do jenë 6 kanalet që ka kaluar avokati italian Paulo Pinto. /Top Channel

Previous Post

Mickoski: “Pro” shpërbërjes së këshillave

Next Post

Vrau 42 gra në dy vite, arratiset vrasësi serial

Related Posts

Shqipëri

Rama pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë: Ditë e frytshme, vendosëm për investime në disa sektorë

16/05/2025
Showbiz

Publikohet renditja e performancave në Eurovision 2025, ja kur do të këndojë Shkodra Elektronike në finalen e madhe të Bazelit

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Shqipëri

Një 38-vjeçare vetëvritet me armë zjarri në Tiranë

16/05/2025
Shqipëri

Europa “zbarkon në Tiranë”, demokratët protestojnë për zgjedhjet

16/05/2025
Aktuale

Sot mbahet samiti i Komunitetit Politik, 47 liderë evropianë zbarkojnë në Tiranë

16/05/2025
Next Post

Vrau 42 gra në dy vite, arratiset vrasësi serial

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk