Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

EUROPOL: Personi i arrestuar në Kosovë për para të falsifikuara, punonjës i MPB-së

06/08/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) tha se personi që u arrestua më 4 gusht në Kosovë për prodhimin e qindra mijërave monedhave false në vlerë prej dy eurove “është identifikuar si punonjës i Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut”.

Një ditë më parë, autoritetet në Kosovë thanë se ndaj të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Arrestimi i tij është kulmimi i operacionit disamujor mes autoriteteve kosovare dhe maqedonase me mbështetjen e EUROPOL-it dhe Eurojust [Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale]”, u tha në njoftimin e EUROPOL-it më 6 gusht.

Agjencia e BE-së tha se 34-vjeçari i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se ka falsifikuar qindra mijëra monedha prej 2 eurosh në dy vjetët e fundit.

Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut është thënë se janë kryer kontrolle në tri lokacione dhe janë sekuestruar makineri për prodhim të parave të falsifikuara me prerje metalike 2 euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre.

Vitin e kaluar, Policia e Kosovës kishte iniciuar qindra raste për veprën penale “falsifikim i parasë” ndërsa vlerësohej që në treg qarkullonin qindra mijëra euro false.

Paratë false në vlerë të 2 dhe 50 eurove kanë qarkulluar më së shumti. Në disa raste, tregtarët e kanë ndaluar kryerjen e pagesave me këto valuta, nga frika e mashtrimit./Rel

Previous Post

Dimitrieska-Koçoska: Realizimi i hekurudhës së Korridorit 10 sjell vlerë të shtuar, ajo që i nevojitet për momentin biznesit dhe vendit

Next Post

OBSH-ja ngre alarmin për një epidemi që po përhapet me shpejtësi

Related Posts

Maqedoni

Shkëndija përballet sonte me Ludogoretsin në Shkup, synimi janë grupet e Ligës së Europës

21/08/2025
Maqedoni

VLEN: Nepotizmi i Taravarit s’ka fund, kur Jeton Shaqiri ia punësoi gruan, shteti u bë bankomat familjar!

21/08/2025
Maqedoni

Filkov: Ndoshta ka ardhur koha për të rishikuar shumicën e Badenterit

21/08/2025
Aktuale

Izet Mexhiti: Çarshia e Vjetër është zemra e Çairit. Do ta dyfishojmë fuqinë e saj ekonomike! (VIDEO)

21/08/2025
Maqedoni

Çarshia si muze i gjallë: Bujar Osmani 8 masa për ringjalljen e zejtarisë

21/08/2025
Maqedoni

Osmani aktivizon “Roja e Ndërtimit”, mekanizëm kundër kaosit urban në Çair

21/08/2025
Next Post

OBSH-ja ngre alarmin për një epidemi që po përhapet me shpejtësi

Shkëndija përballet sonte me Ludogoretsin në Shkup, synimi janë grupet e Ligës së Europës

21/08/2025

VLEN: Nepotizmi i Taravarit s’ka fund, kur Jeton Shaqiri ia punësoi gruan, shteti u bë bankomat familjar!

21/08/2025

Filkov: Ndoshta ka ardhur koha për të rishikuar shumicën e Badenterit

21/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk