Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Europol arreston 23 liderë ballkanikë të trafikut të drogës, shumica nga Serbia

12/05/2023
Europol arreston 23 liderë ballkanikë të trafikut të drogës, shumica nga Serbia
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Europoli ka arritur të kryej një aksion ku tre vende janë përfshirë në shfarosjen e organizatës më të madhe kriminale të trafikut të drogës në rajonin e Ballkanit, duke rezultuar në sekuestrimin e aseteve me vlerë rreth 5 milionë euro dhe arrestimin e ish-udhëheqësit të rrjetit ndërkombëtar të hajdutëve të argjendarisë Pink Panther.

Ekipi i Europolit ka gjurmuar rrjetin kriminal duke hyrë në komunikimet e tyre në Sky ECC, një shërbim i popullarizuar i mesazheve për botën e krimit, i ngjashëm me WhatsApp, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Më 11 maj, u kryen bastisje të koordinuara në Serbi dhe Holandë, duke synuar si udhëheqjen e kartelit ashtu edhe infrastrukturën e shpërndarje”.

“Gjithsej janë arrestuar 23 persona, mes të cilëve tre drejtuesit e kësaj organizate kriminale, të cilësuara si objektiva me vlera të larta nga Europoli”, thuhet në njoftimin e bërë nga Europoli.

Ngarkesat shumëtonëshe të kokainës besohet se janë transportuar nga kjo organizatë kriminale drejtpërdrejt në Evropë nga Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori, ose përmes infrastrukturës logjistike të Afrikës Perëndimore.

Në botën e krimit, kjo bandë njihej për dhunën dhe grabitjet e nivelit të lartë.

“Një nga objektivat e arrestuar në Serbi ishte një ish-udhëheqës i grupit famëkeq kriminal Pink Panther”, thuhet në deklaratë.

Pink Panther është një rrjet ndërkombëtar hajdutësh xhevahiresh, grabitjet e të cilit janë përshkruar si disa nga më të guximshmet në historinë e krimit të organizuar.

Përafërsisht 800 anëtarë të këtij grupi besohet të jenë ish-ushtarakë ose figura paraushtarake nga Serbia, Mali i Zi dhe ish-Jugosllavia, të cilët përdorën përvojën e tyre nga luftërat e viteve 1990 për të grabitur bizhuteritë në të gjithë botën.

Sendet e sekuestruara nga policia përfshijnë 15 makina të nivelit të lartë, bizhuteri luksoze dhe ora me një vlerë të vlerësuar prej rreth 2 milionë euro, si dhe gati 3 milionë euro para të gatshme.

Ata konfiskuan gjithashtu një tufë armësh dhe eksplozivësh, duke përfshirë dy pushkë snajper, tre pushkë automatike, armë, silenciatorë, më shumë se një duzinë pako me eksplozivë plastikë dhe detonatorë në distancë dhe disa qindra fishekë municioni

Previous Post

Valdrin Sahiti dorëzon pasaportën diplomatike

Next Post

Mariçiq nga Prishtina: Eurointegrimi të bashkojë rajonin

Related Posts

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja e paqes për Gazën

13/10/2025
Botë

Trump i bën thirrje Izraelit të shfrytëzojë hapësirën diplomatike pas armëpushimit në Gaza

13/10/2025
Botë

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse

13/10/2025
Botë

Tre ekonomisë fitojnë çmimin Nobel për punën e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në rritjen ekonomike

13/10/2025
Aktuale

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

13/10/2025
Botë

Marrëveshja për paqe, Hamasi liron shtatë pengjet e para

13/10/2025
Next Post
Mariçiq nga Prishtina: Eurointegrimi të bashkojë rajonin

Mariçiq nga Prishtina: Eurointegrimi të bashkojë rajonin

Sabaedin Dauti me porosi: E ardhmja e Gostivarit sapo fillon

13/10/2025

Mexhiti: BDI për 8 vite asnjë projekt për Çairin, ne për 15 muaj alokuam 100 milionë euro

13/10/2025

Maqedonia barazon me Kazakistanin – përplasja me Uellsin vendos për “play-off”-in

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk