Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Është ngritur aktakuzë kundër anesteziologut të Tetovës

22/04/2023
Është ngritur aktakuzë kundër anesteziologut të Tetovës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tetovës ka ngritur aktakuzë kundër anesteziologut Valon Dervishi. Ai akuzohet për veprat penale “shërbim të pandërgjegjshëm në punë” dhe “regjistrim të paautorizuar”. Prokuroria gjithashtu i kërkoi gjykatës t’ia vazhdojë masën e paraburgimit për mjekun i cili për një sfidë në tik-tok regjistroi pacientët dhe personelin mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës.

“Në procedurën paraprake të kryer, u mblodhën prova që mbështesin dyshimin e arsyeshëm se i akuzuari, si person zyrtar – anesteziolog i punësuar në Spitalin Klinik në Tetovë, më 14 prill në mënyrë të paautorizuar ka bërë regjistrim të pacientëve dhe punonjësve dhe atë e ka postuar drejtpërdrejt në një rrjet social, i cili me këtë qartë ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tij dhe rëndë ka shkelur të drejtat e tyre”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Ndryshe, për punë të pandërgjegjshme, Kodi Penal parashikon dënim me burg nga tre muaj deri në pesë vjet, ndërsa për regjistrim të paautorizuar së paku tre vjet burg. Alsat më parë njoftoi se jozyrtarisht, Dervishi ka pranuar veprën, prandaj pritet që gjykimi të mos zgjasë shumë.

Pas skandalit, anesteziologu fillimisht u arrestua dhe më pas iu shqiptua masa e paraburgimit prej tetë ditëve. Ai menjëherë u pushua edhe nga puna, ndërsa Oda e Mjekëve kërkoi që t ‘i hiqet licenca e punës. Sipas komisionit të Odës së mjekëve, Dervishi ka shkelur shumë norma etike, ndërsa vendimi përfundimtar mbi kërkesën e tyre do të merret javën e ardhshme.

Rasti i regjistrimit në departamentin e gjinekologjisë gjithashtu shkaktoi edhe ndryshime në menaxhmentin e spitalit. Ministri i Shëndetësisë shkarkoi drejtorin organizativ të Spitalit Klinik të Tetovës, Armend Fazliun, ndërsa në vend të tij u emërua Blerim Osmani.

Previous Post

LSDM: VMRO gënjen për korridoret

Next Post

Mickoski: Ndryhsimet kushtetuese, temë e mbyllur

Related Posts

Maqedoni

Qeveria e RMV-së miraton grantin prej 3.7 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të korridorit 8 me Bullgarinë

26/08/2025
Maqedoni

Venera Azizi: Mbrëmë në Çair foli fuqia e grave!

26/08/2025
Maqedoni

Elmazi: Bojana foli, ndryshimi në Saraj është i pashmangshëm

26/08/2025
Maqedoni

Kasami pritet me entuziazëm nga banorët e Teqes – projekte të reja për Tetovën

26/08/2025
Maqedoni

Vazhdon afati i regjistrimit të studentëve në universitetet e vendit, ja ku ka më shumë interesim

26/08/2025
Maqedoni

Deri të premten mot me diell dhe i nxehtë

26/08/2025
Next Post
Mickoski: Ndryhsimet kushtetuese, temë e mbyllur

Mickoski: Ndryhsimet kushtetuese, temë e mbyllur

Zbulohet çmimi marramendës i unazës së fejesës së Taylor Swift

26/08/2025

Republikania djeg Kuranin, zotohet t’i japë fund Islamit në Teksas

26/08/2025

Qeveria e RMV-së miraton grantin prej 3.7 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të korridorit 8 me Bullgarinë

26/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk