Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Është dashur të ndodhë para 14 vitesh, tek sot u promovua sistemi për incizimin e seancave

01/10/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në të gjitha gjykatat e vendit është instaluar sistemi për incizim audio dhe video të procedurave gjyqësore me qëllim të rritjes së transparencës dhe plotësimit të standardeve për gjykim të drejtë dhe korrekt, shkruan Alsat.

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, këtë e quajti vetëm një kontribut simbolik në reformat gjyqësore, i cili është dashur të ndodh para 14 viteve, por gjykatat penale, civile dhe administrative nuk e kanë bërë pavarësisht obligimit ligjor.

“Ajo që më befasoi, patjetër të pranoj, thjeshtë mjaft pakëndshëm është se edhe pse ky obligim e konstatuar normativisiht dhe ligjërisht në vitin 2010, ja tërë 14 vjet më vonë presim që të zbatohet. Në fakt, incizimi tonik ka filluar me ndryshimet përkatëse të ligjeve procedurale në vitin 2010, janë ndryshuar Ligji për Procedurë Civile dhe Ligji për Procedurë Penale për tejkalimin e dobësive në procedurë. Të gjitha, në drejtim të cilësisë së udhëheqjes së procedurës gjyqësore”, tha Igor Filkov, ministër i Drejtësisë.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, i ftoi të gjithë qytetarët që të denoncojnë në Këshill, në rast se gjatë procedurave gjyqësore, ndonjë gjykatë nuk e përdor sistemin.

“Në periudhën e ardhshme patjetër dhe duhet tërësisht të jetë në funksion pasi qytetarët e meritojnë atë dhe askush nuk duhet dhe nuk guxon të lejojë që ta injorojë pajisjen e këtillë të instaluar”, u shpreh Vesna Dameva, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini tha se me këtë sistem do të rritet besimi i qytetarëve tek institucionet gjyqësore.

“Zbatimi i sistemit incizim audio dhe video të diskutimeve gjyqësore padyshim do të kontribuojë për rritjen e sigurisë juridike të qytetarëve. Paraqet hap serioz për rritjen e besimit në sistemin gjyqësor si dhe përforcimin e parimit të sundimit të ligjit”, theksoi Burim Sejdini, kryetar i Gjykatës Administrative.

Sistemi i cili shtetit i ka kushtuar 21 milionë denarë është financuar nga Këshilli Gjyqësor Buxhetor.

I njëjti, prej vitesh përdoret në shumë institucione gjyqësore, qeveritare dhe financiare, organizata të sigurisë publike, aeroporte, termocentrale e tjerë./ Alsat.mk

Previous Post

Jasir Asani “përbindësh” në Ligën e Kampionëve në Azi shënon një tjetër gol për Gwangju FC

Next Post

Kaosi dhe tensionet në Kuvend, 23 deputetë të opozitës në Shqipëri dërgohen në prokurori

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Fryma e fitores po pret të vuloset më 19 tetor!

10/09/2025
Aktuale

Kasami: Vota për Dautin është votë për jetë më të mirë për Tearcën!

10/09/2025
Aktuale

Fetai: Shqiptarët kanë vetëm një mesazh – “Kurrë më BDI”

10/09/2025
Aktuale

Mexhiti në takim me banorët e lagjes së Dizhonit: Zëri juaj është udhërrëfyesi ynë

10/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Fryma e fitores po pret të vuloset më 19 tetor!

10/09/2025
Maqedoni

Muhamet Elmazi: Llokës duhet t’i kthehet krenaria dhe siguria që meriton

10/09/2025
Next Post

Kaosi dhe tensionet në Kuvend, 23 deputetë të opozitës në Shqipëri dërgohen në prokurori

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

10/09/2025

U qëllua me armë zjarri gjatë një fushate, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10/09/2025

Mexhiti: Fryma e fitores po pret të vuloset më 19 tetor!

10/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk