Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Escobar thotë se marrëveshja për veri më së voni nesër, SHBA-ja nuk e pret Kurtin

06/06/2023
Escobar thotë se marrëveshja për veri më së voni nesër, SHBA-ja nuk e pret Kurtin
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja presin që më së largu nesër (të mërkurën) të arrihet një marrëveshje për qetësim të situatës në veri. Kjo nënkupton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të pajtohet me tri pikat/kushtet që dy emisarët, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak ia kumtuan atij, në takimin e së hënës.

Ato janë qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe dhe kthimi në dialog me Serbinë.

Amerikani Escobar tha sot gjatë një takimi me gazetarë që nëse Kurti nuk i pranon këto tri kushte, atëherë i bie që ai nuk dëshiron bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në dhe se kjo, gjithnjë sipas tij, nuk mund të kalojë pa pasoja, njofton Klan Kosova.

Ai ka shtuar që vendi i tij, Unioni Evropian dhe krejt partnerët ndërkombëtarë janë bashkë dhe me një qëndrim në kërkesat për qetësim dhe normalizim të situatës dhe nëse kjo nuk ndodh, por përkeqësohen raportet, atëherë pasojat për Kosovën do të jenë afatgjata.

Teksa ka folur për pasojat, Escobar ka thënë se ato nuk janë të drejtuara ndaj popullit të Kosovës, pasi, siç ka thënë, Amerika ka marrëdhënieve të shkëlqyera me kosovarët. Për më tepër, ai ka shtuar se çfarëdo që qeveria e shtetit të tij ka me kryeministrin Albin Kurti, nuk do ta afektojë popullin.

I njëjti tha se ka politikanë që duan ta mbajnë gjallë konfliktin e Kosovës me aleatët e saj, sepse kjo sipas tij, i mban në pushtet dhe i bënë të pasur. Escobar shtoi se SHBA dhe BE-ja nuk do të rrinë duke pritur përgjithmonë asnjë individ që nuk bashkëpunon dhe se Uashingtoni gjithmonë do të jetë me popullin e kosovës.

I dërguari amerikan për dialogun deklaroi se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të prezantohet menjëherë nga qeveria. SHBA-ja dhe BE-ja presin që kjo të ndodh shpejt, veçse, sikur potencoi Escobar, mbetet të shihet me kë, njofton Klankosova.tv.

Ai tha që nëse palët (Kosova dhe Serbia) nuk i përmbahen Marrëveshjes së Brukselit, i bie se po e refuzojnë BE-në. Po ashtu, amerikani shtoi se Aleksandar Vuciq nuk mudn të ketë të drejtë vetoje se kur mbahen zgjedhjet për katër komunat në veri të Kosovës ndërsa shtoi se kjo dritare i mbyllet nëse Kosova bashkëpunon duke e themeluar Asociacionin./

Previous Post

Mexhiti: Fraksioni i BDI-së do të propozoj amendament për largimin e 20%

Next Post

Anketë e NDI-së: Ja si është rejtingu i partive

Related Posts

Kosovë

Gruaja nga Ferizaji që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

09/09/2025
Aktuale

Albin Kurti nominohet si kandidat për kryeministër nga LVV-ja

07/09/2025
Kosovë

“Viktima i shkoi të dyshuarit në shtëpi”-Zbulohen detaje të reja nga vrasja e rëndë në Podujevë

06/09/2025
Kosovë

Kosovë/ Të shtëna me armë në Podujevë, vritet një person

06/09/2025
Kosovë

KQZ certifikon listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, mbi 2 milionë persona me të drejtë vote

06/09/2025
Kosovë

Mbledhja e KQZ-së nis me debate nga Lista Serbe

06/09/2025
Next Post
Anketë e NDI-së: Ja si është rejtingu i partive

Anketë e NDI-së: Ja si është rejtingu i partive

Dominim total, por vetëm një gol, Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

09/09/2025

Mexhiti apel anëtarëve të BDI-së: Derën e keni të hapur në VLEN

09/09/2025

Mexhiti: Ata që promovuan valixhet, u paketuan vetë!

09/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk