Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Escobar: Nënshkrimi ose jo i marrëveshjeve nuk ndikon tek detyrimi për zbatimin e tyre

03/11/2023
Escobar: Nënshkrimi ose jo i marrëveshjeve nuk ndikon tek detyrimi për zbatimin e tyre
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar i tha Zërit të Amerikës se marrëveshjet që Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar janë një detyrim ligjor për të dyja palët dhe se nënshkrimi ose jo i tyre, nuk ndikon në detyrimin që ato kanë për t’i zbatuar ato.

Në takimin e fundit me udhëheqësit evropianë në Bruksel, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se është i gatshëm të pranojë dhe të nënshkruajë projektstatutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Presidenti serb Aleksandar Vuçiç bëri të qartë se nuk do të pranojë asgjë që nënkupton njohjen de-facto të Kosovës.

I pyetur se si do të vazhdohet më tej pas këtyre qëndrimeve, zoti Escobar tha se këto dy deklarata nuk pasqyrojnë realitetin pasi ato marrëveshje janë të ligjërisht të detyrueshme, gjë që të dy udhëheqësit e kanë pranuar sikurse tha ai.

Po kështu ai tha se të dy udhëheqësit e kanë marrë këtë angazhim përpara Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe se palët kanë detyrime specifike për të ndërmarrë, në rrugën drejt normalizimit; Kosova Asociacionit dhe Serbia njohje e dokumenteve doganore të Kosovës, targave, letërnjoftimeve e të tjera gjëra si këto, tha zoti Escobar.

Zyrtari amerikan tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun dhe se ajo që ka mbetur lidhet vetëm me kohën dhe mënyrën se si do t’i zbatojnë të dyja palët detyrimet.

Dorëheqja e Shefit të Agjencisë Serbe të Zbulimit

I pyetur lidhur me dorëheqjen sot të shefit të Agjencisë Serbe të Zbulimit (BIA) Aleksandar Vulin, zoti Escobar tha se se ai ka qenë një një figure jashtëzakonisht destabilizuese në rajon për një kohë të gjatë, gjë mbi të cilën u bazuan edhe sanksionet amerikane.

Lidhur me komentet e Aleksandar Vulinit se ai dha doqëheqjen pasi Uashingtoni dhe Brukseli po e kërkonin një gjë të tillë si parakusht për të mos i vendosur sanksione Serbisë, zoti Escobar tha se “ne (SHBA) nuk marrim vendimeve në emër të qeverisë serbe”.

Previous Post

Lloga: Në seancën e ardhshme të qeverisë do të ngrejë temën e ligjit për amnisti

Next Post

Nora Gjakova, fiton medaljen e bronztë në Evropianin e xhudos 03.11.2023 18:56 nora gjakova Nora Gjakova e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Montepellier të Francës. Gjakova triumfoi ndaj Seija Ballhaus, në kategorinë deri në 57 kilogramë, njofton Klankosova.tv. Përndryshe, kjo është medalja e dytë për Kosovën, pasi Distria Krasiqi rrëmbeu të argjendtën.

Related Posts

Rajon

Serbët “ndezin” Beogradin, protestuesit përplasen me mbështetësit e Vuçiç

03/11/2025
Kosovë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri

02/11/2025
Kosovë

36 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Kurti: Ata zgjuan ndërgjegjen e popullit se Kosova nuk nënshtrohet

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afro 10 mijë euro

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen dje në Drenas, policia jep detaje të reja

02/11/2025
Rajon

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

01/11/2025
Next Post
Nora Gjakova, fiton medaljen e bronztë në Evropianin e xhudos  03.11.2023 18:56 nora gjakova  Nora Gjakova e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Montepellier të Francës.  Gjakova triumfoi ndaj Seija Ballhaus, në kategorinë deri në 57 kilogramë, njofton Klankosova.tv.  Përndryshe, kjo është medalja e dytë për Kosovën, pasi Distria Krasiqi rrëmbeu të argjendtën.

Nora Gjakova, fiton medaljen e bronztë në Evropianin e xhudos 03.11.2023 18:56 nora gjakova Nora Gjakova e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Montepellier të Francës. Gjakova triumfoi ndaj Seija Ballhaus, në kategorinë deri në 57 kilogramë, njofton Klankosova.tv. Përndryshe, kjo është medalja e dytë për Kosovën, pasi Distria Krasiqi rrëmbeu të argjendtën.

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025

Zgjedhjet lokale/ OSBE: Presionet ndaj votuesve janë shqetësuese

03/11/2025

Drejtoresha dyshohet se shpërndante materiale partiake, rasti përfundon në Prokurori

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk