Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Erdogani nuk bindi dot Putinin t’i hapë rrugën “bukës së botës”

04/09/2023
Erdogani nuk bindi dot Putinin t’i hapë rrugën “bukës së botës”
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Buka e botës” do të mbetet në magazinat ukrainase. Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, nuk arriti të bindë homologun rus, Vladimir Putin, që të rikthehet në marrëveshjen për eksportimin e grurit nga portet në Detin e Zi.

Dy liderët u takuan për disa orë në Soçi, me kryetemë rihapjen korridorit detar, ku nuk munguan as propozimet e reja për të shmangur një krizë të re ushqimore globale.

“Veçanërisht Ukraina duhet të zbusë qasjen e saj deri në atë pikë sa të ndërmarrë hapa të ndërsjella me Rusinë. Ne u kemi thënë atyre që jemi gati ta bëjmë pjesën tonë në këtë çështje. Gjithashtu u thamë: ‘Ne mund ta dërgojmë atë grurë që vjen nga ju për në vendet e varfëra afrikane në formën e miellit, duke e bluar atë në mullinjtë tanë”, tha Erdogan.

Putin rreshtoi kushtet e tij, duke kërkuar një korridor të lirë për eksportimin e grurit dhe fertilizuesve të Rusisë si dhe heqjen e pengesave në shërbimet bankare. Presidenti rus akuzoi Perëndimin se ka mashtruar me marrëveshjen për grurin, pasi, sipas tij, mbi 70% e grurit të dalë nga Ukraina ka shkuar për Bashkimin Europian dhe vendet e zhvilluara dhe vetëm 3% për të varfërit. Gjithashtu, konfirmoi se Rusia do të dërgojë grurë falas për 6 shtete të Afrikës.

“Gjithmonë kemi rënë dakord që këto korridore të destinuara për eksport të ushqimit të mos përdoren për qëllime ushtarake. Dhe për fat të keq ato përdoren për këtë qëllim nga ana tjetër. Ne i shohim këto, ashtu siç po shohim tentativat për sulme ndaj gazsjellësit turk dhe gazsjellësit blu, përmes të cilëve Republika e Turqisë furnizohet me gaz nga Rusia. Anijet tona ruajnë këto sisteme tubacionesh dhe ato janë vazhdimisht nën sulm”, deklaroi Putin.

Ndërkohë, Rusia doli nga marrëveshja e grurit në muajin korrik, një vit pas pranimit të saj me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë./A2CNN

Previous Post

Interi publikon listën për në Ligën e Kampionëve – nuk mungojnë befasitë

Next Post

Albian Ajeti zyrtarizohet te Gaziantepi

Related Posts

Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Khamenei: Bashkëpunimi me SHBA nuk ka kuptim

03/11/2025
Botë

Belgjika nën kërcënimin e dronëve, ngre alarmin për sigurinë e vendeve të NATO-s

03/11/2025
Next Post
Albian Ajeti zyrtarizohet te Gaziantepi

Albian Ajeti zyrtarizohet te Gaziantepi

Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

04/11/2025

Çfarë duhet të bëjë BDI?

04/11/2025

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk