Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Erdogan: Rritet tregu global për ushqimin hallall, turizmin dhe financat

25/11/2023
Erdogan: Rritet tregu global për ushqimin hallall, turizmin dhe financat
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se tregu botëror i produkteve dhe shërbimeve hallall, i përgatitur në përputhje me udhëzimet muslimane, është rritur në më shumë se 5 trilionë dollarë, me rritje të ndjeshme në sektorë si ushqimi, turizmi, kozmetika dhe financa, raporton Anadolu.

“Kërkesa për produkte dhe shërbime të certifikuara hallall është në rritje sepse këto produkte janë të pastra dhe të shëndetshme dhe preferohen nga muslimanët. Sot, tregu global i hallallit ka arritur një madhësi totale prej më shumë se 5 trilionë dollarë, veçanërisht në sektorë të tillë si ushqimi, turizmi, kozmetika dhe financat”, tha Erdoğan në një video-mesazh dërguar Samitit të 9-të botëror të produkteve hallall dhe Ekspozitës së 10-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) për produktet hallall.

Duke vënë në dukje se kjo shifër po rritet çdo ditë në përputhje me nevojat dhe pritshmëritë e shfaqura, presidenti Erdoğan tha se dokumentacioni dhe standardizimi janë shumë të rëndësishëm si për të siguruar qasje në produktet dhe shërbimet e certifikuara hallall, ashtu edhe për të lehtësuar qarkullimin e produkteve dhe shërbimeve hallall në tregtinë ndërkombëtare.

Ai tha se garantimi i sigurisë ushqimore është me rëndësi strategjike për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. “Besoj se Samiti Hallall, i cili do të presë rreth 40 mijë të ftuar, përfshirë 10 mijë vizitorë të huaj, do të forcojë sigurinë ushqimore të vendeve islame”, tha Erdoğan.

Erdoğan tha se aktivitetet e Institutit të Standardeve dhe Metrologjisë së Vendeve Islame (SMIIC), i cili filloi veprimtarinë në vitin 2010, ishin jetike në këtë drejtim. Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të OBI-t që t’i bashkohen Institutit për të ndihmuar në shmangien e konflikteve, mosmarrëveshjeve dhe pasigurisë në certifikimin hallall. Duke theksuar se Türkiye i kushtoi vëmendje kësaj çështjeje duke prezantuar Agjencinë e saj të Akreditimit Hallall (HAK), Erdoğan tha se sektori duhet të ngrihet në nivelin që meriton. Samiti mbahet nën patronazhin e Presidencës së Türkiyes ndërsa Agjencia Anadolu është partneri global i komunikimit të eventit.

Previous Post

Shpërthimi misterioz i sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët, OBSH kërkon përgjigje nga Kina

Next Post

Suedi, lideri i ekstremit të djathtë propozon konfiskimin dhe prishjen e xhamive në vend

Related Posts

Rajon

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

11/10/2025
Rajon

Vuçiqi zhgënjehet edhe nga Rusia

11/10/2025
Rajon

Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

11/10/2025
Aktuale

Serbi-Shqipëri, sa janë shanset e kuqezinjve sipas kompanive të basteve

11/10/2025
Rajon

Grebenarov: Në Maqedoni ka 250 mijë qytetarë me pasaporta bullgare

11/10/2025
Kosovë

Zbrapset Vuçiqi pas kritikave ndaj Turqisë: Jemi shumë të vegjël ta kërcënojmë Ankaranë

09/10/2025
Next Post
Suedi, lideri i ekstremit të djathtë propozon konfiskimin dhe prishjen e xhamive në vend

Suedi, lideri i ekstremit të djathtë propozon konfiskimin dhe prishjen e xhamive në vend

Zhduket një grua në Likovë, aktivizohen dronët për ta gjetur!

14/10/2025

Mërgimtari nga Amerika, Rufat Alili: Rreshtohuni pas Fisnik Melës nëse doni të nderoni shqiptarët

14/10/2025

Shqipëria dhe Kosova në play-off të Botërorit/ Shihni si janë vazot e shortit pas ndeshjeve

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk