Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Erdogan: Pas luftës, Gaza duhet të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez

04/11/2023
Erdogan: Pas luftës, Gaza duhet të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan tha se pasi të përfundojë lufta Izrael-Hamas, Gaza duhet të jetë pjesë e një shteti të pavarur dhe sovran palestinez.

Turqia, e cila ka përshkallëzuar kritikat e saj ndaj Izraelit ndërsa kriza humanitare në Gaza është intensifikuar, mbështet një zgjidhje me dy shtete dhe ndryshe nga SHBA, Britania dhe vende të tjera perëndimore, nuk e konsideron Hamasin organizatë terroriste.

Turqia ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ka ofruar të jetë ndërmjetëse për ta garantuar atë.

Duke folur me gazetarët në një udhëtim me avion duke u kthyer nga Kazakistani të premten, zoti Erdogan përsëriti kritikat ndaj vendeve perëndimore për mbështetjen e tyre ndaj Izraelit, duke thënë se besimi i Ankarasë tek Bashkimin Evropian ishte “lëkundur thellësisht”.

“Pasi të përfundojë kjo që po ndodh, ne duam ta shohim Gazën si një rajon paqësor që të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez, në përputhje me kufijtë e vitit 1967, me integritet territorial dhe me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet”, u citua të thoshte zoti Erdogan nga disa media.

“Ne do të mbështesim formula që do të sjellin paqe në rajon. Ne nuk do të mbështesim plane që keqësojnë më tej jetën e palestinezëve, që i fshijnë ata gradualisht nga skena e historisë.”

Ai tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte autori i vetëm i situatës në Gaza, por se nuk mund të ketë shkëputje të plotë të marrëdhënieve në diplomacinë ndërkombëtare.

Megjithatë, Ankaraja tha më vonë të shtunën se po thërret ambasadorin e saj në Izrael, Sakir Ozkan Torunlar, për konsultime, pasi Izraeli tërhoqi të dërguarit e tij në Turqi muajin e kaluar për të rivlerësuar lidhjet mes dy vendeve pasi presidenti Erdogan i quajti militantët e Hamasit “luftëtarë të lirisë”.

Previous Post

Manchester United kthehet te fitorja

Next Post

U zhvendosën në Zvicër, fshati dikur më i madhi në Strugë me vetëm 4 mijë banorë!

Related Posts

Botë

Mbi 1100 viktima nga vala e të nxehtit në Spanjë

19/08/2025
Botë

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Ankara, Rutte: Do vazhdojmë të ndërtojmë një aleancë më të fortë

19/08/2025
Botë

Zvicra: Nuk e arrestojmë Putinin nëse vjen për bisedime paqeje

19/08/2025
Botë

Përgatitet takimi Putin-Zelensky, Trump: SHBA ofroi garanci sigurie për Ukrainën! Bisedimet e reja brenda dy javëve

19/08/2025
Botë

Deputeti vetëvritet në Parlamentin finlandez, policia rrethon zonën

19/08/2025
Botë

Lavrov “përmbys” thashethemet: Ne nuk duam territore, por mbrojtje për rusët

19/08/2025
Next Post
U zhvendosën në Zvicër, fshati dikur më i madhi në Strugë me vetëm 4 mijë banorë!

U zhvendosën në Zvicër, fshati dikur më i madhi në Strugë me vetëm 4 mijë banorë!

Madonna festoi 67-vjetorin, por vëmendjen e mori torta e ditëlindjes

19/08/2025

Xhensila shfaqet ‘zjarr’ në paraqitjen e fundit

19/08/2025

Palestina merr pjesë në Miss Universe për herë të parë, do të përfaqësohet nga kjo bukuroshe

19/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk