Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home __kateg

Erdoğan: Izraeli është kërcënimi më i madh ndaj së drejtës ndërkombëtare

04/05/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, duke komentuar për sulmin me dron nga Izraeli ndaj një anijeje me ndihma humanitare drej Gazës ndërsa ndodhej në Maltë, tha se Izraeli është kërcënimi më i madh ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe “e ka bërë zakon shkeljen e saj”.

“E gjithë bota e di se këto anije po transportonin ndihma humanitare dhe vepronin në përputhje me rregullat ndërkombëtare të lundrimit”, theksoi Erdoğan në avion gjatë kthimit nga Republika Turke e Qipros Veriore.

“Pavarësisht kësaj, sulmi u realizua, kjo është banditizëm dhe pirateri e pastër”, shtoi ai

“Izraeli po përpiqet të mposhtë palestinezët duke ua bllokuar ushqimin dhe barnat, pasi nuk ia doli me bomba dhe armë të rënda”, shtoi lideri turk.

Ai bëri thirrje për t’i dhënë fund “spirales globale të heshtjes” ndaj veprimeve të Izraelit.

“Duhet të kuptohet: bota është më e madhe se Izraeli. Ajo duhet të qëndrojë në lartësinë e këtij mesazhi dhe të shuajë këtë zjarr që po përpiqet ta përfshijë botën”, theksoi ai.

Lidhur me sulmet izraelite ndaj Sirisë dhe përpjekjet për destabilizimin e vendit, Erdoğan u shpreh: “Një klimë paqeje dhe stabiliteti është gjëja e fundit që dëshiron Izraeli”.

“Izraeli është i shqetësuar nga përfundimi i luftës civile në Siri, nga e drejta e popullit sirian për të vendosur për të ardhmen e vet, si dhe nga erërat e unitetit dhe integritetit”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se Izraeli po përpiqet të provokojë grupe të caktuara në Siri për të ndezur një konflikt të ri.

“Izraeli, që nuk ngurron t’i vë zjarrin rajonit, është gjithashtu thellësisht i shqetësuar nga fuqia e Türkiyes në rajon dhe arritjet që ka realizuar”, theksoi ai.

“Të gjithë duhet të punojnë për ndërtimin e një Sirie të re, mbi bazat e unitetit dhe integritetit territorial”, shtoi Erdoğan, duke nënvizuar: “Türkiye nuk do të lejojë që Siria të futet në një konflikt të ri”.

Previous Post

Mbërrin mendimi i Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve

Next Post

Sali: Lloga po i lutet Ali Ahmetit, ASH në garë për servilizëm

Related Posts

__kateg

Visar Ademi: Është koha që ta pastrojmë Gostivarin nga korrrupsioni dhe dhe ta rindërtojmë ekonominë

11/10/2025
__kateg

“U përpoqa për 20 vite që të kisha një fëmijë”- aktorja e njohur emocionon me rrëfimin

09/10/2025
__kateg

Merret vendimi për Dibran Hoxhën, dënohet me kaq vjet për vrasjen e rëndë

09/10/2025
__kateg

Kasami: Shkolla të reja, mësim gjithëditor e shumë investime në arsim!

08/10/2025
__kateg

Kjo është gjendja shëndetësore e Zekirija Shahinit, të plagosurit me armë në Kumanovë

07/10/2025
__kateg

Vazhdon prezantimi i kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë

07/10/2025
Next Post

Sali: Lloga po i lutet Ali Ahmetit, ASH në garë për servilizëm

Cana tregon se pse dallon loja e sontme në Serbi nga ajo e 11 vjetëve më parë

11/10/2025

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025

Shakohoxha: Serbët ndaluan çdo person me pasaportë shqiptare – jetojnë në vitin 1970

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk