Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Erdogan i bën thirrje Putinit të mos i përshkallëzojë tensionet në Ukrainë

02/08/2023
Erdogan i bën thirrje Putinit të mos i përshkallëzojë tensionet në Ukrainë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje homologut të vet rus, Vladimir Putin, të mërkurën, të mos i përshkallëzojë më shumë tensionet, pasi Moska i sulmoi me dronë objektet jetike për eksportimin e drithërave nga Ukraina.

Erdogan luajti rol kyç në ndërmjetësimin e marrëveshjes tashmë të prishur për eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, dhe e ka pozicionuar veten si ndërmjetësues në konflikt.

Lideri turk tha se “nuk duhet të merret asnjë hap i cili do t’i përshkallëzonte tensionet në luftën Rusi-Ukrainë”.

Ai e nënvizoi rëndësinë e marrëveshjes së drithërave, të cilën e quajti “ura për paqe”, thuhet në një komunikatë për media të Presidencës turke.

Ujdia, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, ia mundësonte Ukrainës të eksportojë drithëra përmes porteve të saj në Detin e Zi, por përfundoi muajin e kaluar kur Moska u tërhoq nga ajo.

Sulmet ruse me dronë i kanë dëmtuar objektet e drithërave në portet e Ukrainës, Odesa dhe Izmail, gjatë natës, thanë autoritetet ukrainase më 2 gusht.

Si pasojë e sulmeve ruse, një depo drithi, silose drithi dhe magazina tjera drithi u dëmtuan apo shkatërruan, thanë prokurorët ukrainas.

Erdogani i tha Putinit se pasiviteti afatgjatë i marrëveshjes së drithërave “nuk do t’i bëjë dobi askujt”, dhe se vendet në nevojë do të vuanin më së shumti, sipas Presidencës turke.

Erdogani tha, gjithashtu, se çmimet e drithërave që ranë për 23 për qind sa ishte në fuqi marrëveshja, u rritën për 15 për qind gjatë dy javëve të fundit.

Ai u zotua se Turqia do t’i vazhdojë me këmbëngulje “përpjekjet intensive” dhe diplomatike për ta kthyer në fuqi marrëveshjen.

Dy liderët po ashtu u pajtuan për një vizitë të Putinit në Turqi, sipas zyrës së Erdoganit, e cila nuk tregoi ndonjë datë të caktuar, megjithatë./ REL

Previous Post

Dorëheqjet e kushtëzuara në BDI, ekspertët: Nuk njihen nga Kushtetuta, ligji dhe Rregullorja e Kuvendit

Next Post

Gianluigi Buffon, legjenda e Italisë del në pension në moshën 45-vjeçare

Related Posts

Botë

OKB: Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

16/09/2025
Botë

Trump paralajmëron Hamasin të mos përdorë pengjet izraelite si ‘mburoja’

16/09/2025
Botë

Kryeministri spanjoll kërkon përjashtimin e Izraelit nga garat sportive

16/09/2025
Botë

Trump: Sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk janë të mjaftueshme

15/09/2025
Botë

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025
Botë

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Next Post
Gianluigi Buffon, legjenda e Italisë del në pension në moshën 45-vjeçare

Gianluigi Buffon, legjenda e Italisë del në pension në moshën 45-vjeçare

Hati debuton në ekranin e madh, zbulohet surpriza që po vjen

16/09/2025

Mickoski: Janë identifikuar rreth 20 persona të lidhur me zjarret

16/09/2025

Muhamet Elmazi paralajmëron fitoren e madhe në Saraj: Numërojmë mbrapsht!

16/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk