Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

‘Erdha i fundit babë’: Mediat e huaja raportojnë për vizitën e Thaçit te varri i babait

21/03/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat e huaja kanë raportuar në lidhje me vizitën e ish-presidentit, Hashim Thaçi në Kosovë, pas vdekjes së babait të tij. Mes tjerash, në artikujt e tyre është theksuar se ish-kreut të UÇK-së që po mbahet në paraburgim në Hagë, nuk iu lejua pjesëmarrja në varrim në fillim të kësaj jave.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” dhe gazeta e njohur amerikane, “The Washington Post” kanë theksuar se gjykata në Hagë e lejoi Thaçin që ta vizitojë varrin e babait, që vdiq gjatë fundjavës.

Aty mes tjerash përmendet se ish-presidentit nuk iu lejua pjesëmarrja në varrim, ku të pranishëm pati liderë të partive politike në Kosovë dhe politikanë nga Shqipëria.

“Erdha i fundit, babë” – mediat kanë përmendur edhe mesazhin e Thaçit në kurorën që vendosi mb varrin e babait në fshatin Burojë.

“Ai ishte i shoqëruar nga zyrtarët policorë të EULEX-it” – raportohet tutje.

Po ashtu, në artikuj theksohet se Thaçi më pas u dërgua në shtëpinë e tij, ku takoi vetëm familjarët e afërt.

Thaçi edhe sonte në Kosovë

Siç raportoi më herët gazeta Nacionale, ish-presidenti Thaçi do ta kalojë natën sonte në Kosovë.

Ai megjithatë, do të jetë nën mbikëqyrjen e rreptë të Gjykatës Speciale. Thaçi do të qëndrojë në zyret e EULEX-it në Kosovë.

Nesër, siç ka mësuar Nacionale, atij do t’i shkojnë për takim familjarët e ngushtë.

Pas këtij takimi, Thaçi do të kthehet sërish në Hagë.

Avokati i Thaçit, Luka Misetiq, kishte bërë të ditur se kërkesa është bërë ditën e hënë në orën 14:00.

“Z. Thaçi ka bërë kërkesë dje para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Zoti Thaçi nuk do të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Nuk do të kem asnjë koment të mëtejshëm për momentin” – kishte thënë ai.

Derisa Thaçi nuk u lejua që të marrë pjesë në varrimin e babait, pati reagime të shumta në public.

Emisari i Posaçëm për Misione të Posaçme i ShBA-së, Richard Grenell, ka ripostuar shkrimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili e quajti Gjykatën Speciale një tribunal që, siç tha ai, ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë.

Reagimi i Ramës erdhi pas vendimit të Speciales për të mos lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili u nda nga jeta më 16 mars. (Nacionale,com)

Previous Post

Kuqezinjtë mposhten nga Anglia

Next Post

Zjarri i madh në afërsi të Strumicës

Related Posts

Kosovë

Shaip Kamberi padit Ana Brnabiqin për nxitje të urrejtjes kombëtare e fetare

04/08/2025
Kosovë

Përmbytje në Gjilan e Ferizaj, bllokohen rrugët (VIDEO)

04/08/2025
Kosovë

Stuhi e fuqishme në Ferizaj

04/08/2025
Kosovë

Serbia nuk lejon hapjen e vendkalimit kufitar që lidh Preshevën me Kumanovën

04/08/2025
Kosovë

Stuhi shiu e breshëri, vërshohet rruga për në Brezovicë – ndërpritet qarkullimi

04/08/2025
Kosovë

Krasniqi reagon ndaj thirrjeve raciste për shqiptarët në RMV: Gjuha e urrejtjes, kundër vlerave demokratike

04/08/2025
Next Post

Zjarri i madh në afërsi të Strumicës

“Edicion i paharrueshëm”, Dua Lipa del me postim pas përfundimit të Sunny Hill Festival

04/08/2025

Ibrahimi: Ali Ahmeti po kërkon kurban për t’u kthyer në pushtet!

04/08/2025

Elmazi nga zemra e Sarajit: Fitorja nuk është më ëndërr – është realitet që po afrohet!

04/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk