Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Ekzistojnë 5 lloje të ndryshme vjehrrash. Po e juaja cila është?

07/07/2023
Ekzistojnë 5 lloje të ndryshme vjehrrash. Po e juaja cila është?
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo që ka rëndësi është që secili pjesëtar i familjes të repspektojë intimitetin e tjetrit, në këtë mënyrë nuk do të ketë konflikte. Sado grindavece të jetë vjehrra juaj dhe sado tolerante të tregoheni, asnjëherë mos lejoni që t’ju prishet qetësia familjare me bashkëshortin dhe fëmijët tuaj. Sot ju sjellim 5 llojet e vjehrrave, dhe tuajën me siguri do ta gjeni mes tyre.

Vjehrra-mike

Është ajo lloj vjehrre që sa ju shikon dashurohet pas jush! Ajo do të afrohet të diskutojë çdo gjë me ty, të pini kafen bashkë, sepse mendon se ka fituar shoqe të re. Ajo është e vetëdijshme për rëndësinë që keni tek djali i saj, kështu që përmes jush mund të ndryshojë edhe të birin. Prandaj bëni kujdes, mund t’ju përdorë. Por tregohuni të sinqertë me të, thuajini se nëse partneri juaj ka ndonjë mangësi, ai duhet të dëshirojë që ta përmirësojë vetë.

Vjehrra-që di gjithçka

recommended by

SILKISKIN
Zgjidhja më e lehtë për të hequr Psoriasis në kushte shtëpie
MËSO MË SHUMË
Ajo di të lajë më mirë, të gatuajë më mirë, madje ajo di dhe se si varet peshqiri më mirë. Ti e bën gabim edhe këtë gjë. Do ta kesh gjithë kohës vërdallë duke të thënë se ‘i bukur ky fustani po kot je harxhuar, mund ta kishe gjetur më lirë po të kishe pyetur atë’. Kjo është vjehrra kompetente dhe nuk e fsheh këtë gjë. Por mos i hapni luftë, tregohuni më të kthjellëta. Gjithsesi mos lejoni t’ju cënohet intimiteti.

Vjehrra- e heshtur

Do t’ju duket vetja sikur nuk ekzistoni, kur ta takoni atë. Ajo pyet vetëm të birin e saj për gjithçka, dhe ju as që ju konsideron. Kjo lloj distance mund t’ju ofendojë por është një gjë që zgjidhet. Merreni në telefon, pyeteni si është, shqetësohuni për të, blijini ndonjë dhuratë, dhe do ta shikoni se do të bjerë në grackën tuaj.

Vjehrra shtrigë

Ok, nga kjo vjehrrë nuk keni shpëtim dhe urojmë mos t’ju bjerë për pjesë! Ju jeni zgjedhja më e keqe që mund të kishte bërë djali i saj, dhe ajo do t’ja thotë gjithmonë këtë atij, madje edhe në syrin tuaj. Kjo lloj vjehrre do t’ju lëndojë pa takt dhe sa herë t’i jepet rasti. Zgjidhja e vetme është që partneri të jetë në anën tuaj dhe t’ja bëjë të qartë disa gjëra nënës së saj.

Vjehrra-viktimë

Kjo vjehrrë do të ankohet gjithmonë se nuk kujtoheni për të, nuk e merrni për kafe, nuk vjen me ju në pushime, madje edhe pse nuk fle me ju. Me shumë dëshirë ajo do të bëhej edhe shërbëtorja juaj, do t’ju mbante fëmijët, do t’ju lante, gatuante dhe nëse i thoni jo, do t’i bjerë tensioni e do të sëmurët. Ky është një rast shumë unik dhe delikat, sidomos nëse s’ka fëmijë të tjerë dhe është e ve apo e divorcuar. Mundohuni të shoqëroheni me të, ta merrni në shtëpi herë pas here, por këshillojeni të dalë me mikeshat e saj dhe pse jo, të krijojë njohje të reja.

Previous Post

Rama takon Vuçiç: Rruga e vetme dialogu, mos na pengoni të bëjmë më të mirën

Next Post

Rrjeti i ri social që po përhapet me shpejtësi, çfarë është Threads dhe si funksionon

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
Rrjeti i ri social që po përhapet me shpejtësi, çfarë është Threads dhe si funksionon

Rrjeti i ri social që po përhapet me shpejtësi, çfarë është Threads dhe si funksionon

Durrësi, Beogradi dhe Ulqini: Perandoria e heshtur Ballkanike e Alabbarit

10/05/2025

Detaje nga vrasja në Shtip, i dyshuari për vrasje ka blerë pistoletën në Shkup

10/05/2025

VLEN: Pastruam rrugët, tani radhen e kanë fosilet e pushtetit lokal!

10/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk