Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Ekstradimi i Grupit të Kumanovës: Lloga thotë se po punohet për kompletimin e dokumentacionit

07/05/2023
Ekstradimi i Grupit të Kumanovës: Lloga thotë se po punohet për kompletimin e dokumentacionit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se në rrjedhë është procesi i kompletimit të dokumentacionit për ekstradimin e Grupit të Kumanovës, duke nënvizuar se dinamika e realizmit të ekstradimit varet gatishmëria dhe shpejtësia e veprimit të gjykatave dhe institucioneve të tjera në këtë rast dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri Lloga është shprehur i prerë se duhet të ketë përgjegjësi për ata gjykatës që i lanë të të vjetrohen lëndët ku janë të përfshirë zyrtarët e lartë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti ministër, sikurse ambasadori i Bashkimit Evropian, David Geer, ashtu dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, dolën me kritika serioze për ndodhitë edhe në Këshillin Gjyqësor, por edhe për aktvendimet, përkatësisht nga shfuqizimi i aktvendimeve nga Gjykata e Apelit që çoi në vjetërsimin e lëndëve ku ishin të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit. Çka ndërmorët ju pas atyre kritikave, marrë parasysh dhe të dhënat e fundit të IRI-t që thonë se vetëm 4 për qind e qytetarëve kanë besim te gjyqësori?

Krenar Lloga: Për fat të keq te ky 4 përqindëshi besoj se duhet të jenë vetëm familjarët e gjykatësve dhe prokurorëve, sepse nuk ka asnjë logjikë tjetër që të jetë kaq e ulët besueshmëria nëpër këto institucione. Si letra e ambasadores së SHBA-së (Angela Aggeler), ashtu dhe shqetësimet e shprehura nga ana e ambasadorit të BE-së në Shkup, David Geer, janë në një vijë me atë që ne kemi thënë që nga dita e parë që kemi ardhur në Ministrinë e Drejtësisë. Dhe, në këtë pikë ne punojmë për zgjidhjet sistemore që mund të japin ndryshimet ligjore.
Por, hallka e besueshmërisë së organeve gjyqësore nuk lidhet me Ministrinë e Drejtësisë pasi ajo nuk ka kompetencë të drejtpërdrejtë por ka të bëjë me një bashkëpunim që duhet të rritet, sikurse edhe niveli përgjegjësisë dhe transparencës në këto organe vendimmarrëse.

Është e vërtetë se gjyqësia në Maqedoninë e Veriut nuk po e kalon momentin më të mirë të saj.

Radio Evropa e Lirë: Pasi pranuat letrën nga ambasadorja amerikane, cila është përgjigjja e juaj?

Krenar Lloga: Po, unë e kam pranuar letrën nga ambasadorja amerikane, të cilën e kanë pranuar dhe shumë institucione në vend, dhe ashtu siç u shpreha edhe më lart, në të janë apostrofuar shqetësime të cilat tashmë janë ngritur nga ana jonë (nga Ministria e Drejtësisë).

Previous Post

12 të vdekur dhe 31 të lënduar në një aksident trafiku në Turqi

Next Post

BDI: Mbi 500 milionë euro i kushton qytetarëve bllokada e VMRO-së dhe “Levicës” në Kuvend

Related Posts

Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 20 gradë

16/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Ardhja e zotit Qyra në krye të qytetit të Strugës është ardhje e dikujt që i jep Strugës!

15/10/2025
Aktuale

Zeqirija Ibrahimi nga Kërçova: Shembulli i VLEN është vizioni për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

15/10/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti nga Çairi: Numri 4 është krenaria jonë kombëtare, në Evropë shkohet vetëm me Marrëveshjen e Ohrit

15/10/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti nga Çairi: Më 19 tetor të votojmë për Çairin e vërtetë me Bujar Osmanin

15/10/2025
Maqedoni

Përgjimet e El Chekës, reagojnë BDI dhe VLEN

15/10/2025
Next Post
BDI: Mbi 500 milionë euro i kushton qytetarëve bllokada e VMRO-së dhe “Levicës” në Kuvend

BDI: Mbi 500 milionë euro i kushton qytetarëve bllokada e VMRO-së dhe “Levicës” në Kuvend

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

16/10/2025

Instagram me ndryshime “drastike” për të mbrojtur përdoruesit e rinj

16/10/2025

Trump njofton sulme të mundshme tokësore ndaj Venezuelës

16/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk