Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Eksperti serb i sigurisë: Rasti “Monstra” në Maqedoni iu montua shqiptarëve

23/05/2023
Eksperti serb i sigurisë: Rasti “Monstra” në Maqedoni iu montua shqiptarëve
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti serb i sigurisë, Darko Trifunoviç, ka thënë se Rusia ka tentuar të bëjë një puç në Maqedoni të veriut, si dhe të tërheq incizimet inkriminuese që tregonin se fëmijët shqiptarë nuk ishin fajtorë për vrasjen e fëmijëve maqedonas.

Sipas tij, rusët nuk kanë guxuar ta humbnin Maqedoninë e veriut, dhe për këtë ata kanë ndërmarrë disa hapa.

“Rusët nuk kanë guxuar ta humbin Maqedoninë. Për këtë shkak ata kanë dashur të bëjnë një puç. Për atë janë nisur me dhunë që të hyjnë në parlamentin e Maqedonisë, kanë dashur ta djegin e të bëjnë atentat në Zoran Zaevin, si dhe t’i tërheqin incizimet inkriminuese e që tregonin se fëmijët shqiptarë nuk ishin fajtorë, që s’kishin të bëjnë me krimin e që ishin arrestuar e gjykuar padrejtësisht (vj. Rasti Monstra)”, ka thënë ai.

Trifunoviq në një intervistë për një medium maqedonas tha se incizimet tregojnë se ato regjistrime tregojnë se fëmijët shqiptarë nuk kanë asnjë lidhje me atë rast që kishte ndodhur në liqenin e Smilkovicit.

“Po, ato regjistrime tregojnë se fëmijët shqiptarë nuk kanë asnjë lidhje me atë rast që kishte ndodhur. Dhe ata kanë dashur t’i nxjerrin ato regjistrime mu në ditën kur i kishin humbur zgjedhjet që ta kallin Maqedoninë”, ka thënë ai.

Njohësi serb i sigurisë ka thënë po ashtu se shërbimi sekret rus ka tentuar që përmes shërbimeve sekrete maqedonase dhe serbe t’i marrë ato incizime, porse siç tha ai, nuk ia ka arritur.

“Në atë moment, ju e dini për kë bëhet fjalë, e unë nuk do ta them emrin e tij, por ai njeri ishte hero dhe nuk e kishte dhënë atë regjistrim. Nuk e ka dhënë se ka pasur një presion të hatashëm, bëhet fjalë për një qytetar të Maqedonisë, e unë si serb sot mund t’i them patriotit maqedonas, që atë regjistrim nuk ka dashtë t’ia japë as shërbimit maqedonas e as atij serb, pra dua të them eksponentëve brenda dy shërbimeve që ishin në rrjetin e shërbimeve sekrete ruse. Ai regjistrim në atë moment nuk u është dhënë atyre njerëzve në atë moment, mendoj që është asgjësuar, e aty është shpëtuar Maqedonia. Një ditë për këtë do të flitet e shkruhet, unë jam takuar me atë person dhe në një mënyrë në atë moment i kam ofruar mbrojtje, jo në një mënyrë, por në mënyrë të drejtpërdrejt, e ai edhe është ende gjallë mu për këtë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Rusia bën luftë hibride në Maqedoni të Veriut, me qëllim të shkaktimit të konflikteve dhe me qëllim të përmbushjes së interesave të saj.

“Kudo ku Rusia ka bërë luftëra hibride e kudo ku i ka realizuar interesat e veta, aty ka rrjedhur gjaku në përrenj. E ne i kemi parë politikat e tyre, se çka ka ndodhur në Sudan, në Siri, se si e kanë mbrojtur Sirinë, e e kemi parë së fundmi se vëllezërit e tyre të lindjes ukrainasit, i kanë bërë copë, u kanë shkatërruar qytetet, ua kanë shkatërruar njerëzit, bëjnë krime masive, e këto krime kanë nënshkrim, ke kujdes, nëse shihni nga Bahmut, Mariupolli, kjo është një dorë e njëjtë, e cila paraprakisht e ka bërë nënshkrimin edhe këtu në Ovçare e Vukiovar, në Srebrenicë, në Batajnicë e shumë vende tjera. Këtu edhe mund ta shihni se pikërisht të gjithë ata aktivistë pro rusë këtu në Serbi, të gjykuarit kryesorë të Tribunalit të Hagës, që e dini se çka kanë bërë këtu, pra kjo është dora e njëjtë që po vepron tash në Ukrainë”, ka thënë Trifunoviç.

/KosovaPress/

Previous Post

Ndërrimi i pasportave, shteti do të inkason 32 milion euro

Next Post

Selami nga terreni: Me vëmendje kryejmë verifikimet për derivate kualitative dhe matje të sakta!

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Selami nga terreni: Me vëmendje kryejmë verifikimet për derivate kualitative dhe matje të sakta!

Selami nga terreni: Me vëmendje kryejmë verifikimet për derivate kualitative dhe matje të sakta!

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk