Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Ekspertët vlerësojnë mundësitë e përplasjes së një asteroidi me Tokën

03/02/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Astronomët kanë identifikuar një asteroid, të quajtur 2024 YR4, i cili ka gjasa të vogla për t’u përplasur me Tokën më 22 dhjetor 2032, ndonëse ekspertët theksojnë se nuk ka vend për panik të menjëhershëm.

Teksa zbulimi mund të tingëllojë si diçka nga një “film i keq i Hollywood-it”, astrofizikani Jonti Horner, një profesor në Universitetin e Queensland-it Jugor, siguroi se nuk ka nevojë për panik.

Në një artikull që Horner publikoi të premten në “The Conversation”, një uebfaqe e lajmeve dhe analizave të bazuara në kërkime, theksoi se mbetet vendimtare mësimi i trajektores së asteroidit, raporton AA.

– Mundësi prej 1 në 77 për përplasje

2024 YR4 u zbulua për herë të parë më 27 dhjetor 2023, nga teleskopi i vëzhgimit ATLAS në Kili. Vëzhgimet vijuese përcaktuan se asteroidi ka mundësi prej 1 në 77 për të goditur Tokën.

“Sigurisht, kjo do të thotë se ka ende mundësi prej 76 në 77 që asteroidi ta huqë Tokën”, shpjegoi Horner në artikull.

Sipas tij, modelet aktuale tregojnë një pasiguri prej rreth 100.000 kilometrash në pozicionin e parashikuar të asteroidit deri në vitin 2032, duke e vendosur Tokën brenda rrugëtimit të tij të mundshëm.

Astronomët po përpiqen të përmirësojë përllogaritjet e tyre. “Me çdo vëzhgim të ri të 2024 YR4, njohuritë tona për orbitën e tij përmirësohen pak”, vuri në dukje Horner.

Asteroidi do të bëhet shumë i zbehtë për t’u vëzhguar, por një tjetër afrim në dhjetor 2028, në një distancë prej rreth 8 milionë kilometrash, do të ofrojë një mundësi vendimtare për të përcaktuar trajektoren e tij të saktë.

– Përplasja e mundshme

Vlerësimet sugjerojnë se 2024 YR4 është nga 40 deri në 100 metra në diametër. Edhe pse është shumë më i vogël se asteroidi prej 10 kilometrash që zhduku dinosaurët 66 milionë vjet më parë, ai ende mund të shkaktojë dëm të konsiderueshëm.

“Nëse është një asteroid me grumbull shkëmbijsh, ndikimi do të ishte i ngjashëm me ngjarjen Tunguska në vitin 1908”, shpjegoi Horner, duke iu referuar shpërthimit në Siberi që shkatërroi 2.200 kilometra katrorë pyll.

Përplasjet historike të asteroideve, siç ishte shpërthimi në Tunguska dhe ngjarja në Chelyabinsk në 2013, ofrojnë një pasqyrë të rezultateve të mundshme.

Nga ngjarja në Chelyabinsk u plagosën rreth 1.500 persona, për shkak të valëve goditëse dhe xhamave të thyer.

Nëse 2024 YR4 do të përbëhej nga ndonjë metal i fortë dhe jo grumbuj shkëmbijsh, ai mund të arrinte në Tokë pa u ndikuar nga atmosfera dhe të shkaktonte një ndikim edhe më të rëndë.

– Përgjigjet përfundimtare priten në vitin 2028

Edhe pse bota do të duhet të presë për vëzhgimet e vitit 2028 për të konfirmuar nëse 2024 YR4 do të godasë Tokën, Horner shprehet i kujdesshëm, por pragmatik.

“Në fund të asaj periudhe, ne do të dimë me siguri nëse do të ketë një përplasje në 2032. Dhe nëse do të ketë një përplasje, ne do të jemi në gjendje të parashikojmë se ku ndodh përplasja në Tokë, me gjasë me një saktësi prej disa dhjetëra kilometrash”, thotë Horner.

Për momentin, shkencëtarët do të vazhdojnë monitorimin e asteroidit, duke u siguruar që njerëzimi të jetë i përgatitur për çdo rrezik të mundshëm nga hapësira.

Previous Post

Gjendet raketahedhës në veri të Kosovës, pranë kufirit me Serbinë

Next Post

BE-ja përgatitet për tarifa të mundshme amerikane

Related Posts

Botë

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

23/08/2025
Botë

Emine Erdogan i shkruan Melania Trump: Tregoni ndjeshmëri edhe për Gazën

23/08/2025
Botë

Mijëra kërkesa për biberonët për të rritur, trendi i ri në Kinë përhapet me shpejtësi, por çfarë thonë ekspertët

23/08/2025
Botë

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

23/08/2025
Botë

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

22/08/2025
Botë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

22/08/2025
Next Post

BE-ja përgatitet për tarifa të mundshme amerikane

Mexhiti: Nis ndërtimi i sallës së sportit dhe klasave të reja në shkollën ‘Jashar Bej Shkupi’ në Çair

24/08/2025

Asnjë përgjigje zyrtare! Pse Komuna e Likovës po bllokon dëmshpërblimet për bujqit, mbi një vit pas përmbytjeve?

24/08/2025

Temat kombëtare po i mbytin zgjedhjet lokale

24/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk