Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ejupi në punëtorinë fillestare të projektit të ri të ndryshimeve klimatike:Projekti lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e Agjendës së Reformës në vend

27/02/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, mbajti fjalim në hapjen e punëtorisë fillestare të projektit të ri në fushën e ndryshimeve klimatike: “Zhvillimi i raportit të parë dyvjeçar të transparencës dhe raporti i kombinuar i dytë dyvjeçar i transparencës dhe komunikimi i pestë kombëtar për ndryshimet klimatike të Maqedonisë së Veriut, i cili u mbajt sot në kuadër të UNFCCC të OKB-së në Maqedoninë e Veriut”

Në këtë puntori fjalime mbajtën edhe Ana Çernishova, zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Maqedoninë e Veriut dhe Anita Koxhoman, zyrtare e programit të UNDP-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse, sekretari shtetëror Ejupi, theksoi se zbatimi i këtij projekti është i lidhur drejtpërdrejt me zbatimin e Agjendës së Reformave të vendit, pasi raportimi në mënyrë uniforme në vendet e botës i bën raportet të krahasueshme dhe mundëson vlerësimin e arritjes së qëllimit global të Marrëveshjes së Parisit.

Duke shtuar se në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë ka filluar procesin e harmonizimit të qasjes së saj për zbutjen e ndryshimeve klimatike me obligimet e BE-së, Ejupi thekësoi: “Në këtë drejtim, është përgatitur draft-teksti i propozimit për Ligjin për veprim klimatik dhe është në procedurë të miratimit nga Qeveria”. “Momentalisht punojmë në adresimin e komenteve të marra nga më shumë se 25 institucione dhe paralelisht punojmë në analizën funksionale për të siguruar strukturën e nevojshme institucionale për zbatimin e Ligjit”.

Sipas Ana Çernishovës, zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, punëtoria fillestare është një moment për të bashkuar të gjithë partnerët dhe palët e interesuara relevante, të cilët do të punojnë së bashku me UNDP-në për zbatimin e suksesshëm të projektit dhe arritjen e rezultateve të planifikuara, të cilat janë detyrimet e vendit sipas UNFCCC-së dhe Marrëveshjes së Parisit.

“Në nivel ndërkombëtar, raporte të tilla ndihmojnë që të kuptohet niveli i zbatimit të Konventës në nivel global, të krijohet besimi dhe të rriten ambiciet e të gjitha vendeve për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë, të mbrohet zhvillimi më i gjelbër dhe përshtatja më e mirë ndaj ndryshimeve klimatike,” potencoi Çernishova, duke shtuar se këto raporte duhet gjithashtu të përmirësojnë qasjen në mbështetje financiare dhe mobilizimin e burimeve për veprimin ndaj klimës.

Projekti është një vazhdimësi dhe përmirësim i më shumë se 20 viteve të aktiviteteve të kaluara në këtë fushë, të zbatuara si partneritet ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP, si dhe në bashkëpunim me palë tjera kyç në vend.

Vlera e projektit është afërsisht rreth 1.23 milion dollarë amerikanë. Ky filloi në korrik 2024 dhe detyrat e projektit pritet të përfundojnë deri në dhjetor 2027.

Previous Post

VLEN:Kush e shpëtoi Bujar Osmanin? Është koha të jepet përgjigje!

Next Post

Arratisja e Artan Grubit, MPB jep detaje

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Kjo qeveri e ka shumicën e mjaftueshme për t’i vazhduar projektet në dobi të qytetarëve

12/05/2025
Maqedoni

Vendimi për spitalin modular më 16 maj! Familjarët: Të zgjohemi nga gjumi që mos të përsëriten raste të tilla

12/05/2025
Aktuale

Iseni: Shqiptarët do të kenë përfaqësim dinjitoz në stacionin policor në Butel

12/05/2025
Maqedoni

Librat e Adnan Merovcit përfaqësojnë një trashëgimi të çmuar kulturore dhe historike

12/05/2025
Maqedoni

Ahmeti: Zgjedhjet në Shqipëri, dëshmi se Tirana zyrtare është afruar me standardet evropiane

12/05/2025
Aktuale

Kryetarja e Forumit të Gruas ASH-Çair distancohet nga Taravari

12/05/2025
Next Post

Arratisja e Artan Grubit, MPB jep detaje

VLEN: Kjo qeveri e ka shumicën e mjaftueshme për t’i vazhduar projektet në dobi të qytetarëve

12/05/2025

Gjithçka gati për transferimin e Carlo Ancelottit te Brazili, zbulohet data kur italiani do të nisë nga puna

12/05/2025

Vendimi për spitalin modular më 16 maj! Familjarët: Të zgjohemi nga gjumi që mos të përsëriten raste të tilla

12/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk