Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ejupi: Me shembuj personalë të nxisim dhe zhvillojmë ndërgjegjësimin për mjedisin

06/12/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, iu bashkua aksionit për mbjelljen e drunjve që u zhvillua në një lokacion afër Kokinos. Me mbjelljen e 1000 fidaneve të fundit, u përmbyll aksioni i këtij viti për pyllëzimin “Sonçeva Gora”, si pjesë e “Pastrimi genjeral në fundjavë 2024″, aksioni më i madh dhe më masiv vullnetar për mbrojtjen e mjedisit në Maqedoni dhe Ballkanin Perëndimor.

– I përshëndes të gjithë partnerët dhe të gjithë pjesëmarrësit në aksione, sepse të gjithë këtu na bashkon dëshira e fuqishme për të nxitur dhe zhvilluar ndërgjegjësimin për mjedisin me shembuj personalë. Mbeturinat nuk kanë vend në natyrë,” theksoi Ejupi në fjalimin e tij, duke shtuar se çdo vend ku mbeturinat janë hedhur në mënyrë të papërshtatshme mund të bëhet një oazë e pastër dhe e gjelbër, ku do të kalojmë me kënaqësi kohën tonë të lirë.

Ai theksoi se në rrugën tonë drejt Evropës, duhet të sillemi në mënyrë evropiane dhe të jemi shembull për të rinjtë tanë.

Këtë vit, për herë të tretë në aksionin vjeshtor “Sonçeva Gora”, mbillet një pemë për çdo 10 kilogramë mbeturina të mbledhura gjatë “PASTRIMIT GJENERAL NË FUNDJAVË”. Pyjet Kombëtare tashmë kanë mbjellë më shumë se 100.000 pemë (pisha e zezë, pisha e bardhë dhe selvi e Arizonës) në një sipërfaqe prej 51 hektarësh, ndërsa me 1.000 fidanët e fundit, përmbyllet aksioni.

Aktivitetet “Pastrimi Gjeneral në Fundjavë” dhe “Sonçeva Gora” organizohen nga Men end Mountain, së bashku me partnerët kryesorë strategjikë, “Pivara Shkup” dhe “Pakomak”, dhe realizohen me mbështetje nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave dhe Pyjet Kombëtare, institucione të tjera dhe vullnetarë.

Previous Post

Edhe Gresa ia shpreh pëlqimin Drilonit – ky është reagimi i Sarës

Next Post

Taravari: Po rrisim pagat e punonjësve shëndetësorë

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: BDI mendjen e kishte te kazinotë, kreditë e shpejta, korrupsioni e “Soravia”

15/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Maqedoni

Mickoski: Pse “E Majta” ka kandidat për kryetar në Strugë, e nuk kanë në Veles, me këtë drejtpërdrejtë e ndihmojnë BDI-në

15/09/2025
Aktuale

Tragjedi e përgjakshme në Veles – tre të vdekur, vrasësi i mori jetën vetes

15/09/2025
Maqedoni

Situata në Trubarevë është nën kontroll të plotë

15/09/2025
Maqedoni

U mbyll deponia ilegale në Nikushtak – Premtimi i Izet Mexhitit u bë realitet!

15/09/2025
Next Post

Taravari: Po rrisim pagat e punonjësve shëndetësorë

Mexhiti: BDI mendjen e kishte te kazinotë, kreditë e shpejta, korrupsioni e “Soravia”

15/09/2025

Mexhiti: Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025

Mickoski: Pse “E Majta” ka kandidat për kryetar në Strugë, e nuk kanë në Veles, me këtë drejtpërdrejtë e ndihmojnë BDI-në

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk