Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Edi Rama shkarkon Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm, e zëvendëson Taulant Balla

08/07/2023
Edi Rama shkarkon Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm, e zëvendëson Taulant Balla
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama shkarkon Bledi Çuçin nga detyra e ministrit të Brendshëm.Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë, dy ditë pas incidentit që tronditi opinionin publik në Borizanë të Krujës. Përmes një mesazhi në Twitter, duke falenderuar Çuçin për punën korrekte, Rama zbulon se do të propozojë Taulant Ballën për emërim në detyrën e ministrit të Brendshëm.

“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”- tha Rama.Taulant Balla, i cili ruan detyrën e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së që prej vitit 2017, është përfolur edhe më herët për ndërmarrjen e një pozicioni të tillë në momentet kur vendi është tronditur nga probleme të sigurisë së brendshme.

Degradimi i situatës me dhunën e ushtruar nga fisi Rrahja ndaj banorëve të Borizanës, për shkak të konfliktit për guroren dhe mungesa e një reagimi të menjëhershëm të policisë, duket se kanë sjellë shkarkimin e Çuçit. Ndërsa Rama e ka patur më të thjesht gjetjen e një emri të besuar për zëvendësimin e tij.

Vendimi i kryeministrit vjen gjithashtu pas dorëheqjes së deputetit Rrahman Rraja dhe furtunës në Komisariatin e Krujës, ku fshehja, manipulimi i fakteve dhe dështimi për të trajtuar si duhet ngjarjen e Borizanës solli shkarkimin e të gjithë trupës policore. Më herët, në media qarkulluan informacione se policia në Krujë kishte lidhje me dhunuesit dhe 40 denoncime të bëra nga qytetarët nuk ishin marrë seriozisht, por preheshin në sirtarët e policisë.

Po ashtu, megjithëse u trokisnin në derë qytetarë të lënduar nga dhuna dhe përplasjet me familjarët e ish-deputetit Rraja, policia në vend të merrte masa i la dhunuesit të lirë me justifikimin se gurorja është me leje. Banorët e Borizanës gjithashtu u kërcënuan me arrestim dhe burg nga shefi i komisariatit të Krujës, nëse dilnin të protestonin për të bllokuar aktivitetin e gurores.

Previous Post

Kërcënime ndaj të punësuarve në Higjienën Komunale / Mazneva arsyetohet: Ata janë dhunues politik (VIDEO)

Next Post

Tensione në Higjenën Komunale, të pranishëm forca policore

Related Posts

Shqipëri

Adrian Bajrami largohet nga Shqipëria për të luajtur me Zvicrën, thirren emra të rinj në Shqipëri

01/09/2025
Shqipëri

Stuhia ‘tremb’ pushuesit në Velipojë e Shëngjin, trafik i rënduar në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot

30/08/2025
Shqipëri

Përkeqësimi i kushteve atmosferike, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese në Sarandë

29/08/2025
Shqipëri

Certifikohen zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri

28/08/2025
Shqipëri

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë firmos deklaratën e përbashkët: T’i jepet fund luftës në Gaza!

28/08/2025
Shqipëri

Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

27/08/2025
Next Post
Tensione në Higjenën Komunale, të pranishëm forca policore

Tensione në Higjenën Komunale, të pranishëm forca policore

Problemi me celularët dhe rrjetet sociale në shkolla

02/09/2025

Kuvendi do të mbajë seancën e re të 67-të

02/09/2025

Ky është parashikimi i motit për sot

02/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk