Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Edhe ushqimet e dobishme bëhen të dëmshme nëse e teproni

10/08/2023
Edhe ushqimet e dobishme bëhen të dëmshme nëse e teproni
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Maturia në ushqyerje është një faktor i rëndësishëm për shëndetin e mirë.

Nëna Natyrë na ka dhuruar një sërë burimesh të shëndetshme ushqimore, e megjithatë edhe ato e kanë një kleçkë.

Sado i mirë e i shëndetshëm të jetë një ushqim, nëse njeriu e tepron, ai bëhet i dëmshëm.

Avokado

Avokado është një burim i shkëlqyer i yndyrave të shëndetshme mono të pangopura. Këto yndyra përmirësojnë shëndetin e lëkurës, por edhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Nga ana tjetër, konsumi i tepërt i yndyrave të tilla nuk është një ide e mirë, për vetë faktin se në avokado ofron shumë kalori, plot 250 për copë.

Arrorët

Arrorët janë një burim i shkëlqyer i yndyrave të shëndetshme dhe i bëjnë mirë zemrës. Megjithatë, arrorët kanë 80 për qind yndyrë, plus shumë kalori. Ngrënia e sasive jo të tepruara të arrorëve është plotësisht e rekomanduar, por nëse hani me grushte nuk do ju bëjnë mirë. Ato nxisin dhimbje koke dhe plogështi.

Peshku ton i konservuar

Ky peshk përmban shumë proteina dhe acide yndyrore omega-3 që janë shumë të rëndësishme për shëndetin. Megjithatë, nëse ju e teproni me peshkun ton atëherë do të keni në organizëm sasi të mëdha mërkuri që është i rrezikshëm për shëndetin.

Djathi

Djathi, bashkë me produkte të tjera të bulmetit, është një burim i mirë i kalciumit dhe proteinës. Këto të dyja janë të domosdoshme për kockat dhe zemrën. Por nëse ju e teproni me djathin, sidomos atë të picës që shkrihet e është plot yndyrë, mos prisni të keni përfitime prej tij. Zgjidhni gjithmonë djathëra që kanë pak kripë dhe yndyrë.

Mishi i kuq dhe i pulës

Mishi në përgjithësi është një burim i shijshëm proteine që na ndihmon për rritjen e kockave dhe muskujve. Por mishi i kuq ka shumë yndyrë dhe mund të nxisë sëmundjet kardiovaskulare. Mishi i kuq duhet ngrënë jo më shumë se dy herë në javë. Mish i pulës është i shëndetshëm, por vetëm nëse e merrni nga një fermer i besuar. Prodhimet industriale të mishit të pulës janë të mbushura me antibiotikë që janë të dëmshëm për njeriun.

Patatet

Patatet, përfshirë këtu ato të ëmblat, janë padyshim të shijshme dhe me vlera. Ama, nga ana tjetër ato kanë shumë kalori dhe karbohidrate që nëse e teproni bëhen të dëmshme për shëndetin.

Karotat dhe panxhari

E njëjta gjë vlen edhe për karotat dhe panxharin të cilat, përveç se kanë shumë karbohidrate kanë edhe sheqerna që ndikojnë tek niveli i sheqerit në gjak.

Previous Post

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 29 gradë

Next Post

Horoskopi për datën 10 gusht

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
Horoskopi për datën 10 gusht

Horoskopi për datën 10 gusht

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk