Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

E thotë shkenca: Loja nuk është vetëm për fëmijët

24/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kamp për azilkërkues në Reynosa, Meksikë, një kishë ishte shndërruar në shkollë për t’u dhënë fëmijëve një ndjenjë normaliteti mes dhunës, varfërisë dhe pasigurisë.

Çdo ditë, aty zhvilloheshin mësime të thjeshta dhe lojëra të strukturuara. Një nga mjetet që përdorej ishte Rigamajig Jr., një set lojërash ndërtimi që nxit krijimtarinë, bashkëpunimin dhe të mësuarit në mënyrë praktike, shkruan TIME.

Një djalë i vogël nga Haiti dallonte nga të tjerët. Ani pse ishte rreth gjashtë apo shtatë vjeç, ai nuk kishte folur asnjë fjalë që nga momenti që kishte mbërritur në kamp. Çdo ditë vinte në shkollë, por nuk luante, vetëm fshihej nën tavolinë deri në fund të orës.

Një ditë, vullnetarët vendosën disa copa të Rigamajig Jr. pranë vendit ku ai qëndronte. Pa thënë asgjë, i lanë aty si një “ftesë” për të luajtur. Pas pak, ai filloi t’i prekte pjesët, më pas të ndërtonte diçka. Brenda disa ditësh, ai doli nga nën tavolina, filloi të ndërtonte me fëmijët e tjerë, dhe të fliste. Loja e kishte rikthyer dalëngadalë në botën e të tjerëve.

Sipas TIME, ky moment i vogël tregon diçka shumë të madhe, loja nuk është vetëm zbavitje për fëmijë, por mjet i fuqishëm për shërim emocional.

Që në fillim të shekullit të kaluar, neurologu austriak, Sigmund Freud e kishte vërejtur se loja mund t’i ndihmonte njerëzit të shprehnin lirshëm ndjenjat dhe të përpunonin përjetime të dhimbshme. Më vonë, kjo u bë metodë e njohur klinike, terapia përmes lojës, e cila përdoret kryesisht me fëmijët, por mund të ndihmojë në çdo moshë.

“Loja është po aq natyrale për fëmijët sa frymëmarrja. Është një shprehje universale që tejkalon dallimet në etni, gjuhë apo kulturë”, kanë shkruar dy ekspertë të fushës, Charles Schaefer dhe Athena Drewes.

Schaefer, i njohur si “babai i terapisë me lojëra”, ka identifikuar 20 mënyra përmes të cilave loja mund të ndryshojë sjelljen.

Ai i ka ndarë përfitimet në katër fusha kryesore:

-loja ndihmon në komunikim,

-përmirëson mirëqenien emocionale,

-forcon marrëdhëniet shoqërore dhe

-ndërton qëndrueshmëri personale.

Këto ndikojnë pothuajse në çdo aspekt të shëndetit mendor, nga vetëvlerësimi dhe kontrolli i stresit, te empatia dhe mësimi.

Psikiatrja Lenore Terr, që ka punuar me fëmijë që kanë përjetuar trauma, ka thënë se loja mundëson procesin e quajtur “abreaction”, shprehjen dhe lirimin e emocioneve të lidhura me përjetime traumatike. Përmes lojës simbolike, fëmijët mund të “rishkruajnë” frikën e tyre.

Terr ka theksuar edhe dy funksione të tjera të rëndësishme të lojës: konteksti dhe korrigjimi.

“Duke eksploruar probleme në situata të ndryshme loje, fëmijët fitojnë perspektivë të re. Dhe duke imagjinuar përfundime të ndryshme, ata rifitojnë ndjenjën e kontrollit”, ka thënë ajo.

Pas ngjarjes së 11 shtatorit, për shembull, psikologët u kërkonin fëmijëve të ndërtonin kulla nga kubet dhe t’i rrëzonin me aeroplanë lodër, për t’i ndihmuar të përballeshin me frikën në mënyrë të sigurt.

(11 Shtatori i vitit 2001, është dita kur grupi terrorist, Al-Qaeda ka sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikes (SHBA), duke rrezuar kullat binjake në New York e duke shkaktuar afër 3 mijë viktima, ngjarje e cila ka ndryshuar politikat e sigurisë në mbarë botën).

Përfitimet e lojës nuk ndalen te fëmijët

Edhe për të rriturit, loja mund të jetë mënyrë për çlirim emocional, lidhje sociale apo përpunim të dhimbjes. Terapistët shpesh përdorin lojëra si “thyerje akulli” për të krijuar besim në grup. Një këshilltare që punonte me viktima të dhunës në familje e fillonte çdo seancë me një lojë të thjeshtë me tullumbace. Në çifte, gratë duhej ta mbanin tullumbacen pezull pa e lënë të binte.
Lojërat sjellin gaz, të qeshura, dhe hapin rrugën për shërim emocional.

Forma të tjera loje terapeutike, si lojërat me role, u japin të rriturve mundësinë të distancohen nga përjetimet e dhimbshme, të ushtrojnë sjellje të reja dhe të praktikojnë vëmendjen.

Loja ndihmon edhe shëndetin fizik

Një studim me të rritur me diabet të tipit 1 ka zbuluar se ata që luanin rregullisht me partnerët e tyre kishin humor më të mirë dhe ndiheshin më të mbështetur. Në spitalet pediatrike, terapia me lojë ndihmon fëmijët të reduktojnë ankthin dhe dhimbjen pas operacioneve.

Madje, vetë e qeshura ka efekte biologjike të matshme: ul stresin, rrit disponimin dhe tolerancën ndaj dhimbjes. Te njerëzit me dhimbje kronike, humori shpesh lidhet me cilësi më të mirë jete.

Por ajo që autorja Cas Holman thotë se e preku më shumë në kampin e Reynosas, nuk ishte vetëm mënyra si loja ndihmoi fëmijët individualisht, por si ndryshoi gjithë komunitetin. Në mesin e trishtimit dhe pasigurisë, loja solli diçka thellësisht njerëzore: lidhje, gëzim dhe shpresë.

Ashtu si natyra që qetëson edhe kur vetëm e shikon, edhe loja e fëmijëve mund të ketë efekt pozitiv për të gjithë.

“Një hapësirë ku fëmijët ndërtojnë, qeshin dhe luajnë, qoftë edhe për disa orë në ditë, mund të kthehet në një strehë për të gjithë”, ka shkruar Holman.

Ajo shpreson që kampet si Senda de Vida të shndërrohen në vende ku loja rikthen ndjenjën e kontrollit dhe krijimit.

Shpërngulja ua heq njerëzve ndjenjën e kontrollit mbi jetën e tyre. Loja, në formën e saj më të pastër, e rikthen atë. Ajo i fton njerëzit të imagjinojnë, të rindërtojnë, të fillojnë sërish.

Fragmentin TIMES e ka përdorur me leje nga “PLAYFUL” nga Cas Holman me Lydia Denworth, botuar më 21 tetor 2025 nga Avery, pjesë e Penguin Publishing Group.

Previous Post

Aeroporti i Stambollit sërish i pari në Evropë për nga numri i fluturimeve

Next Post

Avionët rusë në hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse konsiderohen si kërcënim!

Related Posts

Shëndet & Style

Si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin e njeriut, gjashtë efektet negative

24/10/2025
Kosovë

Me biçikletë nga Kosova në Indonezi, prezrenasi përfundon udhëtimin pas një viti e tre muaj

23/10/2025
Shëndet & Style

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie

23/10/2025
Botë

Mrekulli në sallën e operacionit! 65-vjeçarja i bie klarinetës gjatë ndërhyrjes në tru (VIDEO)

22/10/2025
Shëndet & Style

Kombinimet e ushqimeve që iu dëmtojnë tretjen dhe shëndetin

18/10/2025
Shëndet & Style

A do ta ndërrojmë orën këtë tetor? E vërteta për orën dimërore

18/10/2025
Next Post

Avionët rusë në hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse konsiderohen si kërcënim!

Albi Qamili: Ali Ahmetin e tradhtoi gjuha

24/10/2025

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24/10/2025

Ish-banori i BBVA ndihmon familjet shqiptare në nevojë

24/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk