Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

E reja u përdhunua nga i dashuri dhe shokët e tij, vëllai i 26-vjeçares thyen heshtjen: Nëse i fal gjykata, unë jo!

28/10/2023
E reja u përdhunua nga i dashuri dhe shokët e tij, vëllai i 26-vjeçares thyen heshtjen: Nëse i fal gjykata, unë jo!
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vëllai i 26-vjeçares, e cila u përdhunua në grup nga i dashuri dhe shokët e tij në një hotel në Vlorë, ka kërkuar dënimin me burg të 4 autorëve të ngjarjes.

Ai ka rrëfyer se ndodhej jashtë vendit kur u njoftua nga mjekët e spitalit të Vlorës, për atë çfarë i kishte ndodhur motrës së tij dhe u kthyer në Shqipëri. I riu tregoi detaje nga biseda me 26-vjeçaren, e cila i ka rrëfyer se ç’ndodhi gjatë takimit me të dashurin e saj në lokalin në qytetin bregdetar.

“Motra më tha që kishte dalë më një djal për të pirë kafe. Pasi kishte shkuar në lokal, motra ka ikur në tualet dhe kur është rikthyer personi me të cilin ishte, i kishte dhënë të pinte një gotë. Më pas i ka thënë hajde ikim që këtej dhe më pas e ka dërguar në hotel në qendër të Vlorës. Motra s’ka qenë e vetëdijshme. Ajo është larguar me një person, personat e tjerë i ka lajmëruar ky në telefon, nuk e di”, tha ai.

Vëllai i 26-vjeçares tregoi se motrës së tij iu është bërë ekspertiza vetëm 5 ditë pas ngjarjes, duke hedhur dyshime mbi arsyet. “Janë katër persona që kanë marrë pjesë në abuzimin e motrës sime, edhe nëse shteti ua fal, nuk ua fal unë. Nëse e bën shteti dhe gjykata, nuk ua fal unë”, u shpreh i riu për euronews, duke shtuar se dy të arratisurit nëse nuk kapen nga policia, do i gjejë ai vetë. “Dy personat e arratisur nëse nuk i ka shteti do i gjej vetë se ku janë, sepse e di mirë kush janë. I kam marrë vesh që të gjitha, ku rrinë dhe ku i kanë familjarët, vëllezër e motra”, shtoi i riu, i cili u shpreh se 26-vjeçarja është e tronditur dhe frikësuar nga ajo që i ka ndodhur.

Më morën në telefon nga spitali i Vlorës dhe më treguan. Mjekët më thanë që është gjetur në ambientet e një hoteli të Vlorës. S’më dhanë shumë shpjegime. Unë shkova në spital dhe s’më dhanë asnjë informacion. Unë e kam marrë vesh ditën e shtunë në orën 14:00. Motra nuk mund të fliste, ishte në reaminacion. Ndërsa mjekët nuk dhanë shumë shpjegime.

E reja u përdhunua në grup të shtunën (21 tetor) në një hotel në Vlorë nga i dashuri i saj dhe shokët e tij. Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti akuzohet se përdhunuan në grup 26-vjeçaren. Dy prej tyre ndodhen në qeli, ndërsa i treti është në kërkim.

Gjithashtu policia po punon për kapjen e 36-vjeçari me inciale V.K., banues në Vlorë, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”. 26-vjeçarja u gjet pa ndjenja nga një punonjës i hotelit më 22 tetor dhe u dërgua në spital.

Previous Post

Tingujt e bombardimeve të forta kumbojnë gjithë natës pranë kufirit Izrael-Gaza

Next Post

Aderime vazhdojnë tek Lëvizja BESA, Kasami: Vazhdojmë ta rrisim Kalanë e shpresës (VIDEO)

Related Posts

__kateg

Forcohen marrëdhëniet me Tiranën, Gashi fton Peleshin në vizitë zyrtare

17/09/2025
Shqipëri

Rutte pret Ramën në Bruksel: Shqipëria mund të mbështetet te NATO

17/09/2025
Shqipëri

Shqipëria avancon në rrugën drejt BE-së – hapen katër kapituj të ri të negociatave

16/09/2025
Shqipëri

Shqipëria hap katër kapituj të tjerë të negociatave me BE

16/09/2025
Shqipëri

“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit në internet që po zhvat shqiptarët

15/09/2025
Shqipëri

“Leskovac”, Vuçiç konfirmon stadiumin ku do luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

14/09/2025
Next Post
Aderime vazhdojnë tek Lëvizja BESA, Kasami: Vazhdojmë ta rrisim Kalanë e shpresës (VIDEO)

Aderime vazhdojnë tek Lëvizja BESA, Kasami: Vazhdojmë ta rrisim Kalanë e shpresës (VIDEO)

Murtezani në Pragë,takim me ministrin çek Dvorzhak – Vizion i përbashkët për rajon të integruar evropian

17/09/2025

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, kampionët e Europës refuzojnë të marrin pjesë nëse…

17/09/2025

Forcohen marrëdhëniet me Tiranën, Gashi fton Peleshin në vizitë zyrtare

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk